Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2025, 13:28

Në Ksamil do të ndërtohet një pedonale e re - Lehtësi për turistët dhe banorët. 83.3 mln lekë për përmirësimin e infrastrukturës

Nga Ernilda Luzi

Në Ksamil do të ndërtohet një pedonale e re - Lehtësi

Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtim pedonale, segmenti i rrugëve “Dea – Isadora Dunkan- Alida Hysku” në Ksamil me fond limit prej 83 milionë e 333 mijë lekë.

Sipas dokumentit, në këtë projekt janë parashikuar tre rrugë që ndodhen në një zonë urbane në Ksamil. Në gjendjen ekzistuese, ato janë të amortizuara dhe degraduara, në pjesën më të madhe. Projektimi i rrugës të brendshme me asfalt përfshin ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, duke kryer shtrimin me pllakë guri një segment dhe shtrimin me shtresë asfaltike.

Qëllimi i projektit konsiston në përmirësimin e mjedisit urban, krijimin e një infrastrukture të mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit, duke qenë se është një rrugë qendrore me impakt të drejtpërdrejtë për banorët e kësaj zone. Përfituesit direkt të projektit janë banoret e zonës, si dhe pushuesit e huaj e vendas që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në këto zona turistike.

Projekti do të hartohet në përputhje me të gjitha normat dhe standartet për projektim që parashikon legjislacioni në fuqi, si dhe do të jetë me parametra europiane, thuhet në dokument. Gjithashtu, do të garantohet siguri për këmbësorët dhe për mjetet, për të shmangur problematika në lëvizje. Përfituesit e këtij projekti janë banorët dhe frekuentuesit e zonës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat