“Mbrojtja 2025”, mes sfidave dhe objektivave - Investime në burime njerëzore, armatim dhe logjistikë

“Viti 2025 ishte një vit i ngarkuar për mbrojtjen: buxhet më i lartë se një vit më parë, projekte të reja, ringritje e industrisë ushtarake dhe nisma për dronë, anije patrulluese e investime në mbrojtjen civile.
Nga ajri te deti dhe deri te uzinat e dikurshme të municioneve, mbrojtja po futet në një fazë të re modernizimi dhe afrimi me standardet e NATO-s.”
Pika e parë për të kuptuar mbrojtjen në 2025 është buxheti. Për këtë vit, Ministria e Mbrojtjes kishte në dispozicon rreth 52.7 miliardë lekë, një nga nivelet më të larta të dekadave të fundit, që e çon Shqipërinë mbi pragun e 2% të PBB-së të kërkuar nga NATO.
Ky vit përkoi gjithashtu me 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura, një moment simbolik që u shoqërua me aktivitete përkujtimore, por edhe me theks tek modernizimi dhe roli i tyre në kuadër të NATO-s.
Rritja e buxhetit ishte mbi 4% krahasuar me një vit më parë dhe fokusi ndahej në disa drejtime: modernizimi i pajisjeve dhe infrastrukturës ushtarake; rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve për efektivët; ngritja e forcës rezerviste dhe investimet në mbrojtjen civile e emergjencat.
Raportet e deritanishme financiare tregojnë se tadicionalisht nuk shpenzohet 100% e fondit të miratuar, dhe edhe në 8-mujorin e 2025-ës realizimi ka qenë diku rreth gjysmës së planit vjetor, një debat teknik që mbetet i hapur në menaxhimin e investimeve, por që nuk ndryshon faktin se 2025 është viti me peshën më të madhe buxhetore për mbrojtjen.
“Sigurisht që mbrojtja ka një përparësi dhe një rëndësi të veçantë për shkak të ndryshimeve gjeopolitike. Kemi një armatosje të madhe në tërësi edhe të vetë anëtarëve të NATO-s. Ka qenë një presion që të rritej buxheti nga 3% në 5% të GDP-së, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të teknologjisë.
Shqipëria, si anëtare e NATO-s, është përfshirë në këtë nismë, edhe pse është një ekonomi e brishtë. Për 2025-ën ka pasur një nga buxhetet më të mëdha, 52.7 miliardë lekë, dhe për 2026-ën parashikohet një rritje tjetër mbi 12%.”
Në këtë buxhet, një shtyllë kryesore është kapitali njerëzor.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar rritje pagash për ushtarakët dhe personelin mbështetës, si edhe përmirësim të skemave të trajtimit, me qëllim që të mbajë në sistem efektivët aktualë, të rrisë interesin e të rinjve për karrierë ushtarake dhe të përballojë rritjen numerike të trupës.
Një element I ri është Forca Rezerviste. Në fund të vitit 2024, qeveria miratoi ligjin për krijimin e forcës rezerviste shqiptare. Sipas kësaj strategjie rezerva synohet të arrijë rreth 2100 efektivë deri në vitin 2030. Forca Rezerviste do të përbëjë rreth 25% të trupës aktive, si një gatishmëri për mbështetje në operacione dhe emergjenca. Buxheti 2025 parashikonte fonde të dedikuara për aktivizimin e kompanisë së parë rezerviste, me kosto të llogaritura për paga, strehim, ushqim, uniforma dhe stërvitje
Modeli i rezervistëve është I njohur në shumë vende të NATO-s, një trupë aktive më e vogël, e mbështetur nga qytetarë të trajnuar që mobilizohen periodikisht.
“Ushtria profesioniste kërkon më shumë para, sepse nuk ke më rekrutë me shërbim të detyruar, por njerëz që punën e tyre e kanë profesion. U duhen paga dinjitoze, strehim, trajnim, uniforma, sigurime.
Pastaj vjen forca rezerviste: njerëz që i ke në civil, por i thërret në stërvitje apo mision. Do paguhen, do ushqehen, do strehohen, do pajisen.
Pyetja kryesore është: a e mban ekonomia jonë këtë model në afatgjatë, apo pas disa vitesh këto ambicie do të ndeshen me murin e realitetit financiar?”
Përveç pagave dhe numrave, del në skenë dhe një investim tjetër, një kampusi I ri I Akademisë së Forcave të Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes e prezanton Akademinë si një projekt me standarde të NATO-s: rreth 10 hektarë kampus, auditorë, laboratorë, terrene stërvitore dhe ambiente për simulime, me synimin që oficerët e rinj të trajnohen sipas praktikave të vendeve aleate.
Kjo Akademi nuk synon të jetë thjesht shkollë fillestare, por edhe qendër për rikualifikim të kuadrove ekzistues dhe, në perspektivë, edhe për trajnimin e personelit nga vende të tjera partnere.
Nga kampusi i ri i Akademisë, fokusi zhvendoset tek ish-uzinat që po tentojnë të ringrihen.
Poliçani, Gramshi, Mjekësi emra që dikur lidhen me fqbrikat e municioneve e armëve të lehta, sot kthehen sërish në vëmendje.
Përmes shoqërisë shtetërore KAYO dhe partnerëve të huaj, qeveria synon të ndërtojë një industri mbrojtjeje “Made in Albania”, që të furnizojë ushtrinë shqiptare dhe, nëse është e mundur, të dalë edhe në tregjet ndërkombëtare.
“Industria e luftës është sot një nga industritë më të mëdha në botë. Në këtë kuptim, ideja që Shqipëria futet në lojë përmes KAYO-s ka logjikë: të sigurojë një pjesë të furnizimit vetë dhe, nëse ka kapacitete, të shesë edhe jashtë.
Por nuk mjafton të thuash ‘hapa një kompani shtetërore’. Tregjet e armëve janë shumë të rregulluara, kanë standarde, certifikime, kontrolle politike.
Ne kemi parë edhe më parë nisma shumë të bujshme – linja ajrore kombëtare, projekte industriale që u shiten me reklamë të madhe – dhe pas disa vitesh u mbyllën në heshtje. Rreziku ekziston që, nëse nuk ka strategji të qartë dhe treg të sigurt, edhe KAYO të mbetet më shumë në letër sesa në bilancet e ardhshme.”
Gjatë vitit 2025, infrastruktura ajrore dhe tokësore u testua edhe përmes stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, që nisi nga Shqipëria në fund të majit dhe zgjati deri në 9 qershor, me mijëra trupa nga SHBA, NATO dhe vende partnere, të cilët u stërvitën në skenarë të mbrojtjes kolektive sipas nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Njësitë shqiptare morën pjesë në manovra tokësore në Bizë e Zall-Herr, në mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe në operacione të përbashkëta në Detin Adriatik, ku Forca Detare stërviti krah flotës amerikane, si pjesë e një skenari që simulonte reagimin e shpejtë të Aleancës ndaj një krize në rajon.
Në ajër, simboli më i madh i transformimit është baza ajrore e Kuçovës,e hapur në 2024.
“Për një vend të vogël si Shqipëria, fakti që ke një bazë taktike të NATO-s në Kuçovë është një garanci e madhe politike dhe ushtarake.
Por kjo nuk do të thotë që ne të rrimë të qetë dhe të themi ‘na mbron NATO’. Duhet të shohim sa pilotë kemi, sa helikopterë, sa avionë funksionalë. Sa jemi në gjendje ta mbajmë këtë bazë operative me njerëz dhe jo vetëm me flamuj.”
Në anën detare, 2025 sjell dy zhvillime të mëdha: projekti për bazën detare në Porto Romano, të cilin qeveria e ka prezantiar si pjesë të transformimit të gjithë zonës në një kompleks portual, energjetik, mbrojtës me rëndësi rajonale. Në dokumentet zyrtare, baza shfaqet si pikë mbështetjeje për Forcën Detare shqiptare dhe për flotat e NATO-s në Adriatik.
Marrëveshja historike me Italinë në nëntor 2025: gjatë samitit ndërqeveritar Itali–Shqipëri në Romë, në 13 nëntor, qeveritë firmosën një paketë prej 16 marrëveshjesh.
Në këtë samit u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes mes ministrave të mbrojtjes Vengu dhe Crosetto, ku u ra dakord për dorëzimin e dy anijeve patrulluese të klasës 400 për Rojën Bregdetare shqiptare dhe, më e rëndësishmja për industrinë, Fincantieri dhe KAYO firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e një joint-venture detare në Shqipëri, e cila do të ndërtojë dhe mirëmbajë anije në një kantier të ri në vend.
Kështu, trekëndëshi i mbrojtjes për të ardhmen duket iqartë, Kuçova në ajër, Porto Romano në det, KAYO në industri.
“Marrëveshja me Italinë e çon bashkëpunimin në një nivel krejt tjetër. Të dhurojnë anije, të futin në lojë Fincantierin për të ndërtuar anije këtu, të japin mundësi për dronë operativë e dronë nënujorë, kjo është një mundësi që një vend i vogël nuk mund ta kishte i vetëm.
Por gjithmonë kthehemi te pyetja praktike, sa marinarë kemi, sa teknikë kemi, sa para do kemi për mirëmbajtjen? Sa është në gjendje shteti i vogël shqiptar të garantojë që këto anije nuk do të jenë thjesht për parada, por për kontroll real të Adriatikut e Jonit?”
Një pjesë e rëndësishme e buxhetit të mbrojtjes për 2025 lidhet me mbrojtjen civile dhe emergjencat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, fondet e emergjencave civile rriten, duke përfshirë ngritjen e qendrave rajonale të mbrojtjes civile, blerjen e avionëve zjarrfikës për të përballuar zjarret në verë dhe investime në pajisje, logjistikë dhe ttajnime për situata të përmbytjeve dhe tërmeteve.
Kjo I shfaq Forcat e Armatosura jo vetëm si instrument ushtarak, por si forcë reagimi në çdo krizë, nga fronti ushtarak, tek fronti i zjarreve dhe ujërave.
“Ne me të drejtë krenarizohemi që jemi në NATO. Por në rast krize, qoftë konflikt apo fatkeqësi natyrore, reagimi i parë është gjithmonë kombëtar.
A kemi strehime për popullsinë? A kemi rezerva ushqimore, nafte, ilaçesh? A i kemi strukturat që funksionojnë në ditën më të keqe, jo vetëm në ditën e paradës?
Këto nuk janë vetëm çështje ushtarake. Janë çështje ekonomike, menaxhimi shteti. Dhe këtu matet forcimi real i mbrojtjes.”
Mbrojtja në vitin 2026 hyn në një fazë konsolidimi të kursit të nisur në 2025. Buxheti arrin rreth 58.9 miliardë lekë, me rritje rreth 12% krahasuar me 2025-ën dhe e çon Shqipërinë në rreth 2.12% të PBB-së, duke e mbajtur mbi pragun e kërkuar nga NATO. Qeveria e prezanton këtë si vazhdimësi të angazhimit për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes dhe për t’i afruar Forcat e Armatosura me standardet e aleancës.
13 miliardë lekë shkojnë për paga, kushte më të mira pune, trajnim dhe karrierë për personelin. Kjo lidhet si me forcimin e trupës aktive, ashtu edhe me funksionalizimin e Forcës Rezerviste. Paralelisht, rreth 16.3 miliardë lekë janë planifikuar për gatishmërinë operative – uniforma, municione, mirëmbajtje të mjeteve tokësore, detare e ajrore, logjistikë, stërvitje dhe misione jashtë vendit.
Pesha më e madhe i takon investimeve kapitale.Rreth 29 miliardë lekë shkojnë për modernizimin teknologjik të FA-ve, dixhitalizimin e njësive dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”. Këtu pëefshihen projektet për pajisje të reja komunikimi e zbulimi, dronë dhe kundër–dronë, vazhdimi i investimeve në bazën ajrore të Kuçovës, si dhe projektet detare në bashkëpunim me partnerët, veçanërisht Italinë. Në këtë kontekst, shoqëria shtetërore KAYO dhe Fincantierin italian synojnë të kthejnë një pjesë të këtyre fondeve në industri, vende pune dhe kapacitete prodhuese brenda vendit.
Një bosht i veçantë i buxhetit 2026 është mbrojtja civile, e cila çdo vit mbetet një sfidë, duke qenë një vend i prekur nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si zjarret apo përmbytjet. me rreth 4.3 miliardë lekë parashikohen për ngritjen e qendrave rajonale të emergjencave, blerjen e avionëve zjarrfikës dhe forcimin e kapaciteteve kundër zjarreve, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Kjo r shtrin rolin e Forcave të Armatosura përtej konceptit klasik ushtarak, duke i kthyer në pjesë qendrore të sistemit të menaxhimit të krizave në vend. Në dokumentet shoqëruese të buxhetit, mbrojtja renditet ndër prioritetet kryesore të financimit publik, e lidhur drejtpërdrejt me detyrimet në NATO dhe procesin e integrimit europian.
“Me gati 59 miliardë lekë buxhet, mbi 2% të PBB-së, 2026-a e gjen mbrojtjen shqiptare në një kapitull të ri: paga dhe kushte më të mira për punonjësit, investime të mëdha në teknologji, dronë dhe industri armësh ‘Made in Albania’, si dhe një rol gjithnjë e më i fortë në mbrojtjen civile, nga zjarret te përmbytjet.
Por përtej shifrave, sfida mbetet e njëjtë: sa do të arrijnë këto investime të kthehen në kapacitete reale, të qëndrueshme?”
Si është mbyllur ky vit për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë vit pozitivisht duke shënuar rritje teksa është blerë sot me 81.3......
Sa do të ulen komisionet e terminaleve POS në 2026? - Brumbulli: Do të ndjekim modelin e vendeve të BE. 0.2% për kartat e debitit, 0.3% kreditit
Gjatë 2026 pritet të ulen ndjeshëm komisionet që bankat u mbajnë bizneseve kur këto të fundit pranojnë pagesa me kartë në terminalet POS nga qytetarët. Në......
Pronarët marrin kompensimin financiar - Ministri i Drejtësisë: Për mbi 13 mijë familje paratë kalojnë në llogari bankare
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në një videomesazh ministri i Drejtësisë,......
Meksika do të rrisë tarifat ndaj Kinës - Presidentja Sheinbaum: Synojmë të rrisim prodhimin vendas
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Meksikës për importet nga vendet kryesisht aziatike do të hyjnë në fuqi të enjten, në një veprim që do ta afrojë Meksikën......
FED do të ulë normat e interesit në 2026-ën - Pritet të shihet ecuria e ekonomisë amerikane
Rezerva Federale në SHBA po sinjalizon se do të ketë ulje të mëtejshme të normave të interesit, por së pari do të pezullojë uljet e njëpasnjëshme për t'u......
Trump pritet të zgjedhë shefin e ri të FED - Kërcënon sërish Powell, pritet ta shkarkojë në janar
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi do të emërojë një kryetar të ri të Rezervës Federale gjatë janarit, ndërsa shtoi se po shqyrton ngritjen e një......
Si do të funksionojë skema e shtesave mujore të pensioneve - Zbardhen detajet e vendimit dhe kategoritë përfituese
Nga 1 janari 2026, mijëra pensionistë në vend do të përfitojnë lekë shtesë mbi pensionin. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, shtesat variojnë nga 600......
Nënstacion i ri elektrik në Tiranë - OST hap garën, synohet rritja e efikasitetit energjetik
Operatorit i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/110 kV Traktora, me një fond limit prej 916 milion e......



