Amerika Postuar më 31 Dhjetor 2025, 11:04

Trump pritet të zgjedhë shefin e ri të FED - Kërcënon sërish Powell, pritet ta shkarkojë në janar

Nga Lidion Kulla

Trump pritet të zgjedhë shefin e ri të FED - Kërcënon

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi do të emërojë një kryetar të ri të Rezervës Federale gjatë janarit, ndërsa shtoi se po shqyrton ngritjen e një padie kundër kryetarit aktual, Jerome Powell. Në fund të konferencës për mediat me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Florida Trump tha se ka një të preferuar për pozicionin e Kryetarit të Rezervës Federale, por pa përmendur emra. Ai gjithashtu kritikoi Powell si të paaftë, duke përmendur buxhetin për rinovimin e Rezervës Federale. Mandati i Powell si kryetar i Rezervës Federale përfundon në maj të 2026.

“Dua që Kryetari i ri i Rezervës Federale të ulë normat e interesit nëse tregu po ecën mirë, jo ta shkatërrojë tregun pa asnjë arsye”, shkroi Trump më pas, në një postim të gjatë në Truth Social. Ai shtoi se inflacioni mund të adresohet më vonë nëse materializohet, por paralajmëroi se rritja e normave të interesit gjatë performancës së mirë të aksioneve rrezikon një “vrasje” të tregut.

Trump shtoi se inkurajimi i tregjeve që të rriten mund të nxisë ndjeshëm performancën ekonomike, duke pretenduar se një zgjerim i PBB-së prej 10 deri në 20 pikë në vit, ishte i mundshëm, nëse edhe politika monetare ecën në të njëjtën linjë. “Shtetet e Bashkuara duhet të shpërblehen për suksesin, jo të rrëzohen prej tij”, shkroi Trump.

Ndërkohë, kërkimet për kryetarin e ardhshëm të Rezervës Federale vazhdojnë. Guvernatori i Rezervës Federale, Christopher Waller, thuhet se pati një “intervistë” me Trump në fillim të dhjetorit në rezidencën e Presidentit. Edhe drejtori i Investimeve të BlackRock, Rich Rieder, mendohet se është intervistuar për këtë detyrë, gjatë javës së fundit të vitit 2025.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video