Nënstacion i ri elektrik në Tiranë - OST hap garën, synohet rritja e efikasitetit energjetik

Operatorit i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/110 kV Traktora, me një fond limit prej 916 milion e 142 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti i referohet rikonstruksionit sipas fazës I të nënstacionit 220/110/20 kV Traktora. Nënstacioni i ri Traktora do të ndërtohet ngjitur me nënstacionin ekzistues dhe do të ketë ndërtesë të re shërbimi. Konceptimi i nënstacionit të ri do të jetë me një trakte linje 220kV, dhe një trakte autotransformatori 220/110/20kV.
Punimet do të zhvillohen me faza, ndërsa projekti përfshin edhe instalimin dhe përmirësimin e sistemeve të telekomunikacionit, për t’u lidhur me rrjetin kombëtar të OST.
Referuar dokumentit, qëllimi i këtij investimi është rritja e sigurisë dhe kapacitetit të transmetimit të energjisë elektrike për zonën e Tiranës dhe më gjerë.
Një pjesë e rëndësishme e projektit lidhet edhe me pajisjet e telekomunikacionit dhe sistemet e kontrollit. Në kuadër të këtij investimi, do të furnizohen, instalohen dhe vihen në punë pajisje të reja telekomunikacioni, të cilat do të jenë në përputhshmëri me rrjetin ekzistues të OST. Këto sisteme do të lidhen me nënstacionet Traktora, Farkë, Selitë dhe Tirana 1, duke mundësuar transmetimin e sigurt të sinjaleve të kontrollit dhe monitorimit të energjisë elektrike.
Ky investim synon të rrisë sigurinë dhe kapacitetin e transmetimit të energjisë elektrike. Ndërtimi i nënstacionit të ri Traktora do të modernizojë sistemin energjetik dhe do të mundësojë përballimin e kërkesës në rritje për energji elektrike në vitet në vijim, thuhet në dokument.
“Evropa duhet të mbrojë paqen dhe prosperitetin” - Kancelari Merz: Sfidë, proteksionizmi në ekonominë globale
Evropa duhet të mbrojë interesat e saj më fort për të siguruar paqen dhe prosperitetin në vitin 2026, mes sfidave nga agresioni rus, proteksionizmi global......
Qipro përballet me momentin e madh të Evropës - Nikozia ka detyrën e drejtimit të punëve të BE-së
Duke filluar nga janari, një nga vendet më të vogla të Evropës do të jetë përgjegjës për drejtimin e fuqive politike për të trajtuar disa nga problemet më të......
Shqipëria hap rrugën për heqjen e tarifave roaming me BE - Projektligji, në konsultim publik. Integrohemi në tregun digjital evropian
Shqipëria po hedh hapa drejt heqjes së tarifave "Roaming" me Bashkimin Evropian dhe dhënë kështu fund tarifave të larta të telefonisë kur udhëtojmë jashtë......
Euro në "tatëpjetë" gjatë 2025-ës/ Nën 100 lekë gjithë vitin. Kush fitoi dhe u godit nga dobësimi i monedhës evropiane?
Euroja nuk është ndalur së zhvlerësuari gjatë 2025. Kursi i këmbimit është shoqëruar nga forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase, lekut, dhe dobësimi i......
Shumica e shqiptarëve nuk preferojnë të largohen/ RCC: 56% zgjedhin të qëndrojnë, ndërsa 18% të emigrojnë përfundimisht
Dëshira për të jetuar ose punuar jashtë vendit vijon të jetë një opsion i pranishëm për një pjesë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, por pa u shndërruar......
Çfarë aplikacionesh shkarkuan shqiptarët gjatë festave? Nga Google maps te programet e filmave, tendenca digjitale solli ndryshime
Ajo se çfarë ne konsumojmë në botën digjitale është një tregues shumë i rëndësishëm për të kuptuar tendencat aktuale të teknologjisë dhe mënyrën se si......
Vendimet e Qeverisë: Shpërblime për personat në nevojë, pensione speciale për artistë e sportistë
Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin e festave të fundvitit familjet......
“Pensionet do të rriten nga janari” - Rama: Pensioni urban me vite të plota pune 1,800 lekë shtesë në muaj
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e fundvitit me gazetarët ku ka bërë një përmbledhje të punëve të vitit që sapo mbyllet, si dhe projektet për......


