Mbi 23 mijë vende pune të kontrolluara nga Inspektoriati i Punës - 668 masa administrative pas inspektimeve në 902 subjekte

Kontrollet në tregun e punës vijojnë me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit dhe përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Referuar të dhënave të publikuara për muajin shkurt, nga Ispektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, gjatë periudhës së fundit janë inspektuar 902 subjekte, ndërsa kontrollet kanë përfshirë në total 23 mijë e 43 vende pune në të gjithë vendin.
Autoritetet bëjnë të ditur se përveç kontrolleve të zakonshme janë zhvilluar edhe 136 inspektime këshilluese, të cilat synojnë të ndihmojnë bizneset në zbatimin e legjislacionit të punës, si dhe në përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Nga inspektimet e kryera janë konstatuar një sërë shkeljesh, për të cilat janë vendosur 668 masa administrative ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar detyrimet ligjore. Këto masa lidhen kryesisht me mosrespektimin e kushteve të sigurisë në punë, dokumentacionin e marrëdhënieve të punës apo detyrime të tjera që rrjedhin nga legjislacioni përkatës.
Ndërkohë, institucioni ka trajtuar edhe 99 ankesa të paraqitura nga qytetarët dhe punonjësit, të cilat lidhen me marrëdhëniet e punës dhe kushtet në vendin e punës.
Sipas Inspektoriatit të Punës, kontrollet në terren do të vijojnë edhe në vijim, me fokus garantimin e respektimit të të drejtave të punonjësve, formalizimin e tregut të punës dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë në vendet e punës.
Ekonomia e Kinës, vrulli i hershëm në vitin 2026 - Rreziqet globale që po shtohen mund ta frenojnë rritjen
Ekonomia e Kinës e nisi vitin me një bazë më të forte rritje. Prodhimi i fabrikave u përshpejtua, shitjet me pakicë dhe investimet u rimëkëmbën në......
Qëndrueshmëri në tregun valutor – Nuk regjistrohen luhatje të ndjeshme për valutat kryesore
Dollari amerikan edhe pse me një rënie të lehtë gjatë fundjavës nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas......
Trump kërkon ndihmë për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit - Japonia dhe Australia thonë se nuk kanë plane për të dërguar anije
Kërkesat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një koalicion që do të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit duket se nuk kanë hasur në vesh të......
Irani ka çelësin e rihapjes së tregjeve globale të energjisë - Ndërprerja, 10 milionë fuçi në ditë, 10% e kërkesës globale
Kur kompania saudite Aramco njoftoi blerësit e të naftës se nuk kishte një ide të qartë se cilin port do të përdorte për eksportet e prillit, kjo nxori në......
“Vendimi për TikTok i panevojshëm” - Rama: Procesi tashmë i zgjidhur
Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me çështjen e TikTok-ut, duke e cilësuar atë si një vendim të panevojshëm,......
“Vendimi i Kuvendit për Belinda Ballukun është i mbyllur” - Rama: Hetimet mund të vazhdojnë
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos autorizuar kërkesën e SPAK për heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, duke e......
“Projekti është në tryezën e NATO”- Rama: Porti i ri në Porto Romano do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër
Lidhur me debatet mbi ndërtimin e portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto Romano, kryeministri Rama e ka cilësuar projektin një nismë strategjike me......
Rama: Task-forcë për kontrollin e tregut të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve
Në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në tregun e karburanteve në Shqipëri, me qëllim që......


