Shqipëria Postuar më 16 Mars 2026, 10:07

Qëndrueshmëri në tregun valutor – Nuk regjistrohen luhatje të ndjeshme për valutat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Qëndrueshmëri në tregun valutor – Nuk regjistrohen luhatje

Dollari amerikan edhe pse me një rënie të lehtë gjatë fundjavës nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 95.6 lekë dhe duke u shitur me 96.3 lekë në raport me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe ajo nuk ka pasur ndryshime të dukshme të kuotës këtë mëngjes në raport me javën e shkuar duke u blerë sot me 105.4 lekë dhe duke u shitur me 106.4 lekë teksa ka kaluar kështu një fundjavë të qëndrueshme.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai nuk ka pasur luhatje të forta të kuotës gjatë fundjavës duke u blerë sot me 110.3 lekë dhe duke u shitur me 111.4 leke referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat