Shqipëria Postuar më 15 Mars 2026, 10:18

Rama: Task-forcë për kontrollin e tregut të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve

Nga SCAN TV

Rama: Task-forcë për kontrollin e tregut të karburanteve dhe

Në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në tregun e karburanteve në Shqipëri, me qëllim që çmimi i naftës të mos ndikohet kaq fort nga luhatjet e tregjeve ndërkombëtare.Sipas kryeministrit, ky është një objektiv i marrë që në fillim të mandatit të katërt të qeverisë dhe që pritet të shënojë një moment kthese për mënyrën se si funksionon tregu i hidrokarbureve në vend.

“Pra, besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur edhe një tjetër ambicie dhe zotim të marrë menjëherë me nisjen e mandatit të katërt, që nafta që tregtohet në Shqipëri, të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kjo është plotësisht e mundur. Paralelisht, Ministrja e Ekonomisë ka ngritur një task forcë të përbashkët me Ministrin e Financave, duke vënë në veprim administratën tatimore dhe doganore, nga njëra anë, me qëllim rritjen e kontrollit në tregun e hidrokarbureve dhe parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimeve të karburanteve dhe nga ana tjetër për të studiuar me shpejtësi edhe një ndikim mbi fenomenin abuziv të rritjes së çmimit të ushqimeve. Ky grup propocional do të fokusohet me një plan të detajuar në gjithë zinxhirin e tregtimit të karburanteve, si në shumicë, ashtu dhe në pakicë, ndërsa çmimet do jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përkatëse”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndërkohë, Rama bëri të ditur se projektligji për rezervat strategjike të naftës ndodhet aktualisht në proces konsultimi publik. Ky projekt parashikon krijimin e rezervave të naftës që mund të mbulojnë nevojat e vendit nga një deri në tre muaj.

“Po ashtu, projektligji për rezervat strategjike të naftës është tashmë në konsultim publik. Përkon me këtë situatë, por është një nismë e ndërmarrë kohë përpara krijimit të kësaj situate. Parashikon një krijim rezervash që shtrihet nga një në tre muaj, të naftës, por e thashë dhe më parë, ambicia jonë shkon përtej kësaj dhe besoj se në pak muaj, qytetarët do të mund të prekin fillimin e një ndryshimi të shumëpritur në tregun e karburanteve”, tha Rama.

Sipas tij, edhe pse kjo nismë ishte ndërmarrë më herët, ajo përkon me situatën aktuale dhe synon të rrisë sigurinë energjetike të vendit. Rama shtoi se brenda pak muajsh qytetarët mund të fillojnë të shohin shenjat e para të një ndryshimi të shumëpritur në tregun e karburanteve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat