Kur t’i investosh paratë në tituj qeveritarë? - Tremujori i parë 2026 me “boom” emetimesh. Bonot 12-mujore, instrumenti më i shpeshtë

Shqipëria do të emetojë 174 miliardë lekë bono 12-mujore gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit të Ministrisë së Financave, bonot 12-mujore do të jenë instrumenti më i emetuar në 2026, ndjekur nga obligacionet 2-vjeçare.
Shumica e titujve do të emetohen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa gjatë sezonit veror dhe muajve të fundit të vitit parashikohet një shkallë më e ulët e emetimeve. Konkretisht, janari dhe marsi mbajnë secili një rekord prej 45.5 miliardë lekë tituj qeveritarë, ndërsa muajt me shumën më të ulët të bonove të thesarit dhe obligacioneve janë shtatori dhe dhjetori.
Obligacionet 20-vjeçare të cilat u emetuan për herë të parë këtë vit si testim tregu, do të vijojnë të emetohen edhe në 2026 me një vlerë prej 5 miliardë lekësh.
Bonot 12-mujore, obligacionet 3-vjeçare dhe 5-vjeçare janë instrumentet që do të emetohen më shpesh, në çdo muaj të vitit pasardhës, ndërsa instrumenti që do të emetohet më pak janë obligacionet 2.5 vjeçare.
Çfarë do të thonë këto të dhëna për personat që duan të investojnë në tituj qeveritarë?
Investitorët do të kenë më shumë mundësi të blejnë tituj qeveritarë në tremujorin e parë të vitit, por kjo nuk nënkupton se do të kenë më shumë fitim. Pavarësisht se oferta do të jetë e lartë në janar-mars të 2026, fitimi do të varet nga normat e interesit, afati dhe faktorë të tjerë.
Për të investuar në bono thesari dhe obligacione, qytetarët mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në ankandet e Bankës së Shqipërisë ose të investojnë në mënyrë indirekte përmes fondeve të investimeve, të pensioneve dhe institucioneve të tjera të autorizuara për investim në këto instrumente.
Rritet konsumi i energjisë në Kosovë - Operatori energjetik bën thirrje për ulje të ngarkesës së sistemit
Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Licencës për Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT SH.A.) ka bërë të ditur se sistemi elektro-energjetik......
Spanja dhe Greqia i japin shtysë produkteve shqiptare/ Si ndryshuan eksportet dhe importet në 11-mujorin e vitit 2025?
Gjatë 11-mujorit të vitit 2025, tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shfaqur një tkurrje të lehtë. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 319,3 miliardë......
“Kontroll më i fortë në terren” - Gati drafti i ri “Për Policinë Bashkiake”. Unifikohen funksionet
Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake është nxjerrë për konsultim publik, me synim riorganizimin e policisë vendore dhe vendosjen e standardeve të......
Shqipëria, kryeson Europën për rritjen e fluturimeve/ U shtuan me 119.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më......
Nis reforma në inspektoriatet vendore - Projektligji, krijohet struktura e re për territorin, mjedisin dhe pyjet
Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” është nxjerrë për konsultim......
Serbi, investimet e huaja në “rënie të lirë” - IHD-të u tkurrën me 53% në periudhën janar-tetor 2025
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Serbi ka rënë me 53% gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit......
Pensionet, mbi 12 mijë kontribues i shtohen skemës - Rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit, 1.5 miliardë euro në 10 muaj
Skema e pensioneve po përfiton nga zgjerimi i bazës së kontribuesve dhe rritja e pagave, duke reflektuar një përmirësim të mbledhjes së kontributeve të......
Pasuritë e sekuestruara/konfiskuara do shiten më shpejt - Pr/ligji për konsultim publik: AAPSK do të kryejë vetë procedurat
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe Kryeadministratori do t’i kryejë vetë procedurat e shitjes për pasuritë e......





