Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2025, 12:07

Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave

Nga SCAN TV

Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të

Administrata Tatimore përmbyll me sukses fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, e cila vendos detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave të realizuara nga shitësit dhe shërbimet e ofruara përmes tyre.

Sipas kësaj administrate, kjo nismë synon të forcojë transparencën, të garantojë barazinë fiskale dhe të reduktojë informalitetin në ekonominë digjitale.

“Objektivi ynë është që harmonizimi i plotë ligjor të përfundojë deri në vitin 2026, ndërsa sistemi i raportimit të jetë funksional jo më vonë se 2027, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në përafrimin e Administratës Tatimore shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian, për përmirësimin dhe modernizimin e administrimit tatimor”, nënvizohet në njoftimin për mediat të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat