Qeveria ndryshon “kursin” për borxhin e brendshëm - Tituj afatgjatë dhe norma interesi fikse për mbulimin e deficitit

Qeveria planifikon të mbështet për financim në tregun e brendshëm në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme me qëllim mbulimin e nevojave për hua.
Në dokumentin e strategjisë afatmesme të menaxhimit të borxhit 2026-2030, theksohet se instrumentet kryesore që do të përdoren për sigurimin e financimit janë titujt shtetërorë (Bono Thesari dhe Obligacione).
Sipas dokumentit, nëpërmjet emetimit të titujve afatshkurtër kryesisht do të realizohet menaxhimi aktiv i nevojave për likuiditet. Ndërkohë, borxhi i ri, i destinuar për të mbuluar një pjesë të deficitit të përgjithshëm do të synohet të mbulohet nëpërmjet titujve afatgjatë.
“Me qëllim reduktimin e mëtejshëm të rrezikut të normave të interesit, Ministria e Financave planifikon orientimin e politikës së huamarrjes drejt emetimit të instrumenteve afatgjata me norma interesi fikse gjatë periudhës afatmesme. Emetimi i instrumenteve me norma interesi të ndryshueshme do të konsiderohet vetëm në rrethana të veçanta, kur kushtet e tregut e bëjnë të pamundur ose joefikase përdorimin e instrumenteve fikse:” thuhet në dokument.
Gjithsesi, në varësi të zhvillimeve në tregun e brendshëm (si preferencat e investitorëve dhe lëvizjet e normave të interesit), Ministria mund të vlerësojë me kujdes mundësinë e kufizuar të përdorimit të titujve me norma të ndryshueshme, duke garantuar që çdo vendimmarrje të jetë në përputhje me objektivat për ruajtjen e stabilitetit dhe për menaxhimin e kujdesshëm të rreziqeve të portofolit të borxhit publik.
Burimet e brendshme të financimit pritet të mbështeten kryesisht te sektori bankar, ndërkohë që ka pritshmëri për rritjen e interesit nga investitorë jo-bankarë, investitorë të huaj dhe individë.
Nga ana tjetër, sektori bankar do të tentojë më së shumti të orientohet drejt bonove të thesarit dhe titujve me afat maturimi deri në 5 vite, për shkak të orientimit të bankave mëma, si dhe në kuadër të kufizimeve lidhur me raportet e likuiditetit, barrën e kapitalit dhe ekspozimin ndaj borxhit sovran. Gjithsesi, orientimi i sektorit bankar drejt titujve afatshkurtër pritet të kompensohet nga rritja e kërkesës në kategori të tjera dhe orientimi i tyre në drejtim të titujve afatgjatë
Autoritetet vlerësojnë se kjo strategji do të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në menaxhimin më të kujdesshëm të borxhit sovran.
“IA nxit investimet evropiane” - Kreu i BQE-së parashikon rritje të ngadaltë të ekonomisë deri në 2028
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka bërë të ditur se ekonomia e eurozonës po përjeton një ndryshim struktural, e nxitur nga......
Kur t’i investosh paratë në tituj qeveritarë? - Tremujori i parë 2026 me “boom” emetimesh. Bonot 12-mujore, instrumenti më i shpeshtë
Shqipëria do të emetojë 174 miliardë lekë bono 12-mujore gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit të Ministrisë së Financave, bonot 12-mujore do të jenë......
Rritet konsumi i energjisë në Kosovë - Operatori energjetik bën thirrje për ulje të ngarkesës së sistemit
Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Licencës për Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT SH.A.) ka bërë të ditur se sistemi elektro-energjetik......
Spanja dhe Greqia i japin shtysë produkteve shqiptare/ Si ndryshuan eksportet dhe importet në 11-mujorin e vitit 2025?
Gjatë 11-mujorit të vitit 2025, tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shfaqur një tkurrje të lehtë. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 319,3 miliardë......
“Kontroll më i fortë në terren” - Gati drafti i ri “Për Policinë Bashkiake”. Unifikohen funksionet
Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake është nxjerrë për konsultim publik, me synim riorganizimin e policisë vendore dhe vendosjen e standardeve të......
Shqipëria, kryeson Europën për rritjen e fluturimeve/ U shtuan me 119.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më......
Nis reforma në inspektoriatet vendore - Projektligji, krijohet struktura e re për territorin, mjedisin dhe pyjet
Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” është nxjerrë për konsultim......
Serbi, investimet e huaja në “rënie të lirë” - IHD-të u tkurrën me 53% në periudhën janar-tetor 2025
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Serbi ka rënë me 53% gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit......





