Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2025, 10:43

Nis reforma në inspektoriatet vendore - Projektligji, krijohet struktura e re për territorin, mjedisin dhe pyjet

Nga Diamila Leka

Nis reforma në inspektoriatet vendore - Projektligji, krijohet struktura e

Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” është nxjerrë për konsultim publik, me synimin për të përmbyllur reformën në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Sipas relacionit shpjegues, fragmentimi aktual i kompetencave mes Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe strukturave vendore ka sjellë mungesë uniformiteti dhe kontroll joefektiv në territor. Për këtë arsye, projektligji propozon ngritjen e Inspektoratit Qendror të Territorit, Mjedisit dhe Pyjeve, një strukturë e re e centralizuar, me shtrirje rajonale dhe zyra vendore, e cila do të përqendrojë të gjitha funksionet inspektuese, por inspektimi do të jetë në nivel qëndror.

Projektligji parashikon forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe disiplinimit të punimeve ndërtimore, duke garantuar që çdo aktivitet zhvillohet në përputhje me lejet e miratuara dhe legjislacionin në fuqi.  Struktura e re synon rritjen e efikasitetit, profesionalizimin e trupës inspektuese dhe garantimin e një procesi transparent e të pavarur nga ndikimet e jashtme. Njëkohësisht, projektligji harmonizohet me ligjin e ri për inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe me praktikat bashkëkohore të administrimit publik.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë gjithashtu standardizimin e praktikave inspektuese në të gjithë territorin e vendit, përmirësimin e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij rajonal, si dhe uljen e ndërtimeve të kundërligjshme. Nëse projektligji miratohet në formën aktuale, pritet një centralizim i plotë i inspektimit të territorit, me synimin për rritjen e efikasitetit, shmangien e fragmentimit institucional dhe forcimin e zbatimit të ligjit në mbrojtje të territorit.

Projektligji nuk parashikon kosto shtesë për buxhetin e shtetit, pasi strukturat ekzistuese do të riorganizohen dhe do të funksionojnë në varësi të inspektoratit qendror.

Shqipëria 19 Dhjetor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat