Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2025, 10:45

“Kontroll më i fortë në terren” - Gati drafti i ri “Për Policinë Bashkiake”. Unifikohen funksionet

Nga Fabjona Pasho

“Kontroll më i fortë në terren” - Gati drafti i ri

Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake është nxjerrë për konsultim publik, me synim riorganizimin e policisë vendore dhe vendosjen e standardeve të njëjta në të gjitha bashkitë, duke krijuar një strukturë qëndrore dhe drejtori vendore.

Drafti e përcakton Policinë Bashkiake si institucion me status të veçantë, me mision ruajtjen e sigurisë, qetësisë dhe rendit në komunitet, si edhe administrimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit.  

Riorganizimi bëhet në dy nivele, Drejtoria e Përgjithshme në nivel qarku dhe Drejtoritë Vendore në bashki, ndërsa ministri përgjegjës nxjerr udhëzime të detyrueshme për unifikimin dhe standardizimin e procedurave.

Projektligji i jep Policisë Bashkiake kompetenca të detajuara për problematika të përditshme, nga masat ndaj zhurmave dhe kontrolli i ndalimit të duhanit në transportin publik e ambiente të përbashkëta, te ruajtja e hapësirës publike, parqeve, lulishteve dhe monumenteve.

Parashikohet edhe roli për evidentimin e ndërtimeve të kundërligjshme, me detyrimin për të njoftuar strukturat urbanistike të bashkisë ose inspektoratin përkatës për vijimin e procedurave ligjore.

Në kapitullin e rendit dhe sigurisë publike,punonjësit mund të kontrollojnë identitetin në rastet e kundravajtjes administrative, ose kur ka dyshime për cenim të rendit, si edhe mund të thërrasë për ndihmë Policinë e Shtetit në rastet e nevojshme.

Në raste nevoje për rend e siguri publike, fatkeqësi natyrore apo aksidente, Policia Bashkiake mund të vendosë punonjës e mjete për bllokimin e një pjese të rrugëve ose mjediseve publike brenda juridiksionit të bashkisë.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe ajo për Pushtetin Vendor rregullon edhe mënyrën e rekrutimit. Vendet e lira shpallen në portal unik, konkursi kalon në verifikim, test me shkrim, test fizik dhe intervistë, me vlerësim total 100 pikë dhe listë fituesish të vlefshme për 1 vit.

Objektivat e draftit janë unifikimi i funskioneve të Policisë Bashkiake në rang vendi, të sqarojë kompetancat në terren dhe të forcojë koordinimin me institucionet e tjera për rendin dhe sigurinë në komunitet.

Shqipëria 19 Dhjetor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat