Spanja dhe Greqia i japin shtysë produkteve shqiptare/ Si ndryshuan eksportet dhe importet në 11-mujorin e vitit 2025?

Gjatë 11-mujorit të vitit 2025, tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shfaqur një tkurrje të lehtë. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 319,3 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 7.0%, ndërsa importet u regjistruan në 807.5 miliardë lekë, duke shënuar një ulje më të moderuar prej 1.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Bashkimi Europian vijon të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Megjithëse eksportet drejt vendeve të BE-së ranë me 5.2%, dhe importet me 1.4%, pesha e tyre në tregtinë e jashtme mbetet dominuese.
Në nivel vendesh, Italia ruan pozicionin e parë si partneri kryesor tregtar, pavarësisht rënies së ndjeshme të eksporteve shqiptare drejt këtij tregu me 10.7 % dhe një tkurrjeje të lehtë të importeve me 1.8%. Gjermania dhe Greqia shfaqin një panoramë më pozitive. Eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 2.3%, ndërsa drejt Greqisë me 6.7%, duke konfirmuar forcimin e lidhjeve tregtare me këto ekonomi.
Një zhvillim i rëndësishëm pozitiv evidentohet me Spanjën, ku eksportet shqiptare u rritën ndjeshëm me 23.6%, duke e renditur këtë treg si një nga më dinamikët për vitin 2025. Po ashtu, Turqia shënon rritje të eksporteve me 13.9%, ndonëse importet nga ky vend kanë rënë me 12.5%, çka sugjeron një përmirësim relativ të bilancit tregtar.
Nga ana tjetër, Kina mbetet një burim i rëndësishëm importesh, me një rritje të ndjeshme prej 22.6%, ndërkohë që eksportet shqiptare drejt këtij tregu kanë mbetur pothuajse të pandryshuara. Kosova, si partner strategjik rajonal, shënon rënie të eksporteve shqiptare me 11.2%, por një rritje të lehtë të importeve me 2.2%.
Viti 2025 karakterizohet nga një ngadalësim i kontrolluar i tregtisë së jashtme, me lëvizje të diferencuara sipas partnerëve. Rritja e eksporteve drejt disa tregjeve europiane dhe diversifikimi gradual i partnerëve tregtarë mbeten sinjale pozitive për ekonominë shqiptare, ndërsa sfida kryesore vijon të jetë forcimi i kapaciteteve eksportuese dhe ulja e varësisë nga importet.
“Kontroll më i fortë në terren” - Gati drafti i ri “Për Policinë Bashkiake”. Unifikohen funksionet
Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake është nxjerrë për konsultim publik, me synim riorganizimin e policisë vendore dhe vendosjen e standardeve të......
Shqipëria, kryeson Europën për rritjen e fluturimeve/ U shtuan me 119.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më......
Nis reforma në inspektoriatet vendore - Projektligji, krijohet struktura e re për territorin, mjedisin dhe pyjet
Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” është nxjerrë për konsultim......
Serbi, investimet e huaja në “rënie të lirë” - IHD-të u tkurrën me 53% në periudhën janar-tetor 2025
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Serbi ka rënë me 53% gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit......
Pensionet, mbi 12 mijë kontribues i shtohen skemës - Rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit, 1.5 miliardë euro në 10 muaj
Skema e pensioneve po përfiton nga zgjerimi i bazës së kontribuesve dhe rritja e pagave, duke reflektuar një përmirësim të mbledhjes së kontributeve të......
Pasuritë e sekuestruara/konfiskuara do shiten më shpejt - Pr/ligji për konsultim publik: AAPSK do të kryejë vetë procedurat
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe Kryeadministratori do t’i kryejë vetë procedurat e shitjes për pasuritë e......
SHBA, marrëveshje me ByteDance për TikTok - Kompania shet mbi 80% të aseteve për të shmangur mbylljen e aplikacionit
Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar marrëveshje detyruese me tre investitorë të mëdhenj për të shitur pak më shumë se 80% të aseteve të......
BE, 90 miliardë euro hua për Ukrainën - Plani synon të financojë mbrojtjen e Kievit për dy vitet e ardhshme
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën të marrin hua fonde për të financuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë për dy vitet e ardhshme, në vend që të......





