Shqipëria Postuar më 3 Mars 2025, 15:51

Gonxhja: Mbi 22 mijë pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës në të gjithë Shqipërinë!

Nga Edel Strazimiri

Gonxhja: Mbi 22 mijë pensionistë kanë tërhequr Bonusin e

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se 22.718 pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr sot bonusin e pranverës.

Sipas ministrit, bonusi ndahet në dy kategori: 10.000 lekë për pensionet bazë deri në 20.000 lekë dhe 5.000 lekë për pensionet mbi 20.000 lekë.

Gonxhja bëri të ditur se bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe Bankave të Nivelit të Dytë.

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës ka nisur sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......