Borxhi publik, 55.8 % e PBB-së në 2025-ën - Huamarrja e brendshme planifikohet 50 mld lekë
Deficiti buxhetor për vitin 2025, planifikohet të jetë në nivelin 2.6% të PBB. Balanca primare pritet të jetë e balancuar për vitin 2025.
Në vitin 2024 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3% të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8% në vitin 2025.
Sipas skenarit bazë, Borxhi Publik Bruto pritet të bjerë në rreth 55.0% në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5% në vitin 2031.
Për sa i përket perspektivës ekonomike, në programimin makro-fiskal për vitin 2025, parashikohet një rritje ekonomike prej 3.9%.
Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi.
Në të njëjtën kohë, pritet që edhe kërkesa e huaj neto të kontribuojë pozitivisht, veçanërisht për shkak të rritjes së eksporteve, përfshirë edhe eksportin e mallrave, por sërisht me një rol të veçantë të eksporteve të shërbimit të lidhura kryesisht me sektorin e turizmit.
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40.6 miliardë lekë më shumë.
Të ardhurat tatimore parashikohen të arrijnë në 709.8 miliardë lekë, dhe brenda zërit të të ardhurave tatimore, të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat në 449 miliardë lekë, ndërkohë që të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, planifikohen të jenë 168.9 miliardë lekë.
Krahasuar me vitin 2024, të ardhurat tatimore rriten me 0.6 % e PBB-së ose 54 miliardë lekë.
Sondazh
15.5 mln euro për blerje energjie - Shpenzimet e KESH për muajin nëntor, fatura vjetore arrin në 59.3 mln euro
Rreth 15.5 mln euro është fatura për blerjen e energjisë gjatë muajit nëntor. Mungesa e reshjeve të shiut gjatë këtij muaji, detyroi Korporatën......
Deklarimi i qirave, Tetor - Nëntor - 3891 tatimpagues më shumë të regjistruar
Gjatë periudhës tetor - nëntor të këtij viti, janë regjistruar 3891 tatimpagues më shumë për tatimin në burim në lidhje me qiratë. Sipas Drejtorisë së......
Rishikohen programet e punësimit - Si do të përshtatet oferta me kërkesat që kanë të papunët?
Qeveria do të rishikojë programet e punësimit me qëllim integrimin të treg të atyre që janë të papunë. Në dokumentin e politikës “Agjenda Kombëtare e......
Fuqizim sektorit turistik, nevojë për kapital human - Jaka: Me paga 1500 euro, kthehen emigrantët
Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend. Sipas strategjisë të prezantuar për turizmin 2024-2030, Shqipëria do të ndahet......
Pushim të paguar në rast të motit të keq - Spanja miraton "leje klimatike", punëtorët të rrinë në shtëpi
Qeveria spanjolle ka miratuar një sërë masash për t'i mbrojtur punëtorët nga rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në......
Norma e inflacionit të Eurozonës rritet në 2.3%: A duhet të shqetësohet BQE?
Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.3% nga viti në vit në nëntor, nga 2% në tetor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat të premten. Shifra......
Gjermania planifikon të investojë 2 miliardë euro në sektorin e saj gjysmëpërçues!
Gjermania ka zbuluar se po planifikon të investojë rreth 2 miliardë euro në sektorin e gjysmëpërçuesve të vendit, në formën e subvencioneve, sipas Bloomberg.......
Turqia bie në recesion - Normat e interesit vijojnë të mbeten shumë të larta
Ekonomia e Turqisë u tkurr me 0.2% tremujor në tremujor në periudhën korrik-shtator, tha të premten Instituti i Statistikave Turke. Kjo vjen pas një rënieje......