Legalizimet, rregulla të reja - 90 ditë afat për poseduesit, procedura të përshpejtuara dhe zgjidhje për konfliktet

Qeveria propozon ndryshime në ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Nëpërmjet një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, ASHK-së i jepen kompetenca të reja për përshpejtimin e procedurave, ndërsa parashikohen rregulla të reja për ndërtimet pa leje, konfliktet mes investitorëve dhe poseduesve, objektet fetare dhe aktet administrative të paligjshme.
Sipas propozimit të ri, nëse poseduesi i një ndërtimi pa leje pengon punonjësit e ASHK-së që të kryejnë evidentimin dhe përditësimin e gjendjes ndërtimore, Agjencia mund të vendosë përjashtimin e ndërtimit nga procesi i legalizimit.
Ndryshimi argumentohet me nevojën për të shmangur zvarritjen e procedurave, duke qenë se procesi i legalizimit është i përkohshëm dhe ligji parashikon përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë brenda afatit ligjor.
Një tjetër risi lidhet me rastet kur gjatë evidentimit në terren nuk identifikohet poseduesi i ndërtimit pa leje. ASHK do të kryejë njoftimin publik në Njësinë Administrative ku ndodhet pasuria, në drejtorinë vendore përkatëse dhe në faqen zyrtare të institucionit.
Nëse brenda 90 ditëve nga njoftimi publik nuk paraqitet një subjekt që provon posedimin mbi ndërtimin, ASHK do të vendosë moslegalizimin e tij dhe do të njoftojë autoritetet përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin e territorit.
Projektligji parashikon edhe një mekanizëm për përshpejtimin e procedurave të legalizimit brenda 30 ditëve.
Këtë kërkesë do të mund ta bëjë edhe autoriteti i zhvillimit të territorit, në rastet kur në parcelën ku ndodhet ndërtimi pa leje ekziston një leje zhvillimi ose ndërtimi. Për këtë procedurë do të aplikohet tarifa shtesë e shërbimit të parashikuar nga ligji.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me objektet e ndërtuara nga persona juridikë. Kur ka mosmarrëveshje mes investitorit ose ndërtuesit dhe poseduesve të njësive apo pronarëve të truallit, procedura administrative e legalizimit mund të vijojë edhe pa përcaktuar menjëherë subjektin përfitues. Përfituesi do të përcaktohet pasi konflikti të zgjidhet nga gjykata me vendim të formës së prerë. Kjo synon të shmangë situatat ku një konflikt civil mes palëve bllokon për vite të tëra përfundimin e procedurave të legalizimit.
Referuar relacionit, të gjitha këto ndryshime synojnë përfundimin e proceseve kalimtare deri në vitin 2028.
Gazi fluturon, Europa në alarm - Çmimet arrijnë nivelet më të larta që nga 2023. IEA kërkon rezerva strategjike
Çmimet e gazit natyror në Europë kanë prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, duke kaluar 79 euro për megavat-orë. Rritja vjen në një moment......
PISA në alarm, bien rezultatet e nxënësve në Europë - OECD: Matematika dhe leximi në nivelin më të ulët të dekadës
Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA tregojnë një rënie të fortë të aftësive të nxënësve 15-vjeçarë në matematikë dhe lexim. Raporti më i fundit i OECD-së......
“Ekonomia, ecuri pozitive” - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takon delegacionin e Bankës Botërore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore. Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar......
Dialogu social në Shqipëri - Manjani: Përgatitemi të funksionojmë si europianë
Dialogu social dhe standardet europiane në fushën e punësimit ishin në fokus të një workshop-i dyditor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sfidat......
Kredia studentore - Subvencionim nga shteti, skema mbulon tarifat dhe kostot e jetesës
Studentët që nuk arrijnë të përballojnë me të ardhurat e familjes tarifën e universitetit, apo shpenzimet e jetesësk, do të kenë sërish mundësi ti financojnë......
Pronat, pa mbrojtje nga zjarri - AMF: Interesi i shqiptarëve mbetet i ulët pavarësisht shtimit të rrezikut
Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh......
Ligj për “Made in Albania”? - Musabelliu: Drafti gati, mekanizma për nxitjen e eksporteve
Produktet dhe shërbimet shqiptare pritet të kenë një kuadër të posaçëm ligjor. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e ligjit “Made in......
Pasuritë sjellin më shumë - Qiratë e pronave të sekuestruara i afrohen 2 milionë eurove në 8 muaj
Shteti ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Të dhënat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të......

