Pushim të paguar në rast të motit të keq - Spanja miraton "leje klimatike", punëtorët të rrinë në shtëpi
Qeveria spanjolle ka miratuar një sërë masash për t'i mbrojtur punëtorët nga rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, ku disa punëtorë humbën jetën gjatë rrugës për në shtëpi, qeveria prezantoi legjislacionin që synon të parandalojë tragjedi të ngjashme.
Një nga masat e reja është e ashtuquajtura "leje klimatike", e cila u lejon punëtorëve të mungojnë në punë gjatë përkeqësimit të të motit dhe të marrin page edhe pse në mungesë. Në një konferencë për shtyp, Ministri i Ekonomisë Carlos Cuerpo tha se punëtorët mund të kërkojnë pagë nëse nuk mund të vijnë në vendin e tyre të punës dhe nuk mund të punojnë në distancë.
Parlamenti do të ketë një muaj kohë për ta kthyer në ligj këtë dekret që u lejon punëtorëve të marrin deri në katër ditë leje me pagesë në rast të kushteve ekstreme të motit që mund të rrezikojnë jetën e tyre në udhëtimin nga shtëpia drejt vendit të punës. Një legjislacion i ngjashëm ekziston në Kanada dhe parashikon që njerëzit mund të vlerësojnë nëse duhet të përfitojnë nga pushimi me pagesë pas paralajmërimeve për klimën të lëshuara rregullisht nga autoritetet kompetente.
Kjo masë shihet si një reagim për të shmangur ngjarje si ajo ku humbën jetën të paktën 230 njerëz dhe u shkaktuan dëme të mëdha në shtëpi, biznese, automjete dhe infrastrukturë. Ligji përcakton se punonjësi mund të përfitojë leje vetëm nëse kompania jep pëlqimin e saj, në të kundërt nuk është e mundur të aktivizohen mbrojtjet e parashikuara nga leja klimatike. Rregulloret e reja janë pjesë e një pakete të tretë ndihme me vlerë 2,2 miliardë dollarë për ta ndihmuar Valencian të rimëkëmbet.
Sondazh

Norma e inflacionit të Eurozonës rritet në 2.3%: A duhet të shqetësohet BQE?
Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.3% nga viti në vit në nëntor, nga 2% në tetor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat të premten. Shifra......

Gjermania planifikon të investojë 2 miliardë euro në sektorin e saj gjysmëpërçues!
Gjermania ka zbuluar se po planifikon të investojë rreth 2 miliardë euro në sektorin e gjysmëpërçuesve të vendit, në formën e subvencioneve, sipas Bloomberg.......

Turqia bie në recesion - Normat e interesit vijojnë të mbeten shumë të larta
Ekonomia e Turqisë u tkurr me 0.2% tremujor në tremujor në periudhën korrik-shtator, tha të premten Instituti i Statistikave Turke. Kjo vjen pas një rënieje......

Shpërblimi i pensionistëve, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare - Ja deri kur mund të tërhiqet
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas këtij vendimi, shpërblimet kalohen në llogaritë e......

Britanikët ua “dhurojnë” shtëpitë familjarëve - Rritet numri i banesave që ndryshojnë pronësi për të shmangur taksat
Një numër gjithnjë e më i madh i shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar do të kalohen falas këtë vit pasi pronarët e shtëpive kërkojnë t'u shpëtojnë taksave në......

‘Kur teshtin Gjermania ftohet gjithë Europa’-Kompanitë gjermane pritet të largojnë mijëra punëtorë?
Ekonomia gjermane është në prag të recesionit edhe industria është veçanërisht e prekur nga kriza. Pesimizmi ka përfshirë kompanitë më të mëdha. "Kriza......

“Tregu i hidrogjenit të gjelbër varet nga shpenzimet publike” - Kompania e energjisë në Gjermani thekson nevojën për mbështetje qeveritare
Zhvillimi i një tregu të gjelbër hidrogjeni në Gjermani varet ende në një masë të madhe nga shpenzimet publike, tha furnizuesi i energjisë E.ON. Projektet në......

“Konsumi i qymyrit në Kinë arrin kulmin në 2025” - Ekspertët shfaqin optimizëm për tranzicionin e gjelbër në vitet e ardhshme
Konsumi i qymyrit në Kinë mund të arrijë kulmin deri në vitin 2025, paralajmërojnë ekspertët. Hulumtimi i ri nga instituti për klimën, Qendra për Kërkime mbi......