Rishikohen programet e punësimit - Si do të përshtatet oferta me kërkesat që kanë të papunët?
Qeveria do të rishikojë programet e punësimit me qëllim integrimin të treg të atyre që janë të papunë.
Në dokumentin e politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027 në kuadër të instrumentit të BE, parashikohet ofrimi i programeve aktive të tregut të punës, të reja dhe të diversifikuara, që synojnë mbështetjen për punëkërkuesit që përfitojnë ndihmë ekonomike, punëkërkuesit e papunë afatgjatë dhe punëkërkuesit e papunë afatgjatë me arsim bazë/pa arsim paraprak deri në Qershor 2025.
Nga kjo politikë synohet rritja e numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në programet aktive të tregut të punës në 8% deri në qershor 2026.
Po ashtu parashikohet rritja e numrit të regjistrimit të punëkërkuesve në zyrat e punësimit në 60% të totalit të të papunëve si dhe rritja e numrit të punëkërkuesve të papunë në formimin profesional në 20% të totalit të punëkërkuesve të papunë deri në dhjetor 2026.
Duke ofruar mbështetje të diversifikuar të përshtatur për nevojat e këtyre grupeve, politika synon të rrisë punësueshmërinë e tyre dhe shanset për të gjetur punësim të qëndrueshëm.
Gjatë vitit 2023, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve ishte 76.580, nga të cilët 41.533 ishin gra, 26.909 merrnin ndihmë ekonomike, 6.870 ishin romë dhe egjiptianë dhe 1.607 ishin persona me aftësi të kufizuara.
Numri i punëkërkuesve të papunë që përfituan nga Programet Aktive të Tregut të Punës gjatë vitit 2023 arrin në 10.017 individë, nga të cilët 2.635 kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit dhe 7.382 nga kurset e formimit profesional.
Sondazh
Fuqizim sektorit turistik, nevojë për kapital human - Jaka: Me paga 1500 euro, kthehen emigrantët
Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend. Sipas strategjisë të prezantuar për turizmin 2024-2030, Shqipëria do të ndahet......
Pushim të paguar në rast të motit të keq - Spanja miraton "leje klimatike", punëtorët të rrinë në shtëpi
Qeveria spanjolle ka miratuar një sërë masash për t'i mbrojtur punëtorët nga rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në......
Norma e inflacionit të Eurozonës rritet në 2.3%: A duhet të shqetësohet BQE?
Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.3% nga viti në vit në nëntor, nga 2% në tetor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat të premten. Shifra......
Gjermania planifikon të investojë 2 miliardë euro në sektorin e saj gjysmëpërçues!
Gjermania ka zbuluar se po planifikon të investojë rreth 2 miliardë euro në sektorin e gjysmëpërçuesve të vendit, në formën e subvencioneve, sipas Bloomberg.......
Turqia bie në recesion - Normat e interesit vijojnë të mbeten shumë të larta
Ekonomia e Turqisë u tkurr me 0.2% tremujor në tremujor në periudhën korrik-shtator, tha të premten Instituti i Statistikave Turke. Kjo vjen pas një rënieje......
Shpërblimi i pensionistëve, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare - Ja deri kur mund të tërhiqet
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas këtij vendimi, shpërblimet kalohen në llogaritë e......
Britanikët ua “dhurojnë” shtëpitë familjarëve - Rritet numri i banesave që ndryshojnë pronësi për të shmangur taksat
Një numër gjithnjë e më i madh i shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar do të kalohen falas këtë vit pasi pronarët e shtëpive kërkojnë t'u shpëtojnë taksave në......
‘Kur teshtin Gjermania ftohet gjithë Europa’-Kompanitë gjermane pritet të largojnë mijëra punëtorë?
Ekonomia gjermane është në prag të recesionit edhe industria është veçanërisht e prekur nga kriza. Pesimizmi ka përfshirë kompanitë më të mëdha. "Kriza......