Fonde për zhvillim/ UNDP jep 76.3 mln dollarë për Shqipërinë

Rreth 76.3 milionë dollarë parashikohet të jetë kostoja e Programit të ri të UNDP-së për Shqipërinë për periudhën 2027–2031. Dokumenti pesëvjeçar, i miratuar nga Bordi Ekzekutiv i UNDP-së, synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si edhe reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Programi mbështetet në tri fusha kryesore, që janë zhvillimi i kapitalit njerëzor, transformimi ekonomik dhe rritja e gjelbër, si dhe forcimi i qeverisjes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Pjesa më e madhe e financimit të parashikuar, rreth 39 milionë dollarë, do të orientohet drejt zhvillimit të një ekonomie më konkurruese dhe të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Mbështetja do të përqendrohet te bizneset e vogla dhe të mesme, përdorimi i teknologjive të reja, përshtatja me standardet e Bashkimit Europian dhe hyrja në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Rreth 23 milionë dollarë parashikohen për punësimin, arsimin profesional dhe shërbimet sociale. Një prej objektivave është ulja nga 22.2 në 15 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç që nuk janë të përfshirë në arsim, punësim apo trajnim. Ndërkohë, pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e mesëm profesional synohet të rritet nga 19 në 30 për qind deri në vitin 2031. Programi synon gjithashtu që numri i personave në nevojë që marrin shërbime sociale të arrijë në 43 mijë, ndërsa 42 bashki pritet të ofrojnë shërbime për të paktën tri kategori në rrezik. Parashikohet edhe trajnimi i 250 punonjësve socialë, si dhe trajtimi përmes mekanizmave të koordinuar të referimit i 2,500 rasteve të dhunës.
Rreth 14.4 milionë dollarë llogariten për forcimin e administratës publike, sistemit të drejtësisë, mekanizmave kundër korrupsionit dhe menaxhimit të financave publike. Ndër objektivat janë edhe mbështetja e 2,500 qytetarëve për të marrë shërbime të drejtësisë dhe informimi ligjor i 6 mijë personave në nevojë.
Programi është hartuar pas konsultimeve me më shumë se 600 përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, grupeve të cenueshme, biznesit, akademisë dhe medias. Konsultimi i zhvilluar në internet ka marrë gjithashtu më shumë se 1 mijë përgjigje. Sipas dokumentit, 15 për qind e buxhetit do të përdoret për ndërhyrje të drejtpërdrejta në fushën e barazisë gjinore.
Pronat shtetërore/ Rregulla të reja për shitjen, qiranë dhe transferimin
Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për pronat e paluajtshme të shtetit, i cili bashkon rregullat për regjistrimin, inventarizimin, transferimin dhe......
Legalizimet, rregulla të reja - 90 ditë afat për poseduesit, procedura të përshpejtuara dhe zgjidhje për konfliktet
Qeveria propozon ndryshime në ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Nëpërmjet një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, ASHK-së......
Gazi fluturon, Europa në alarm - Çmimet arrijnë nivelet më të larta që nga 2023. IEA kërkon rezerva strategjike
Çmimet e gazit natyror në Europë kanë prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, duke kaluar 79 euro për megavat-orë. Rritja vjen në një moment......
PISA në alarm, bien rezultatet e nxënësve në Europë - OECD: Matematika dhe leximi në nivelin më të ulët të dekadës
Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA tregojnë një rënie të fortë të aftësive të nxënësve 15-vjeçarë në matematikë dhe lexim. Raporti më i fundit i OECD-së......
“Ekonomia, ecuri pozitive” - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takon delegacionin e Bankës Botërore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore. Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar......
Dialogu social në Shqipëri - Manjani: Përgatitemi të funksionojmë si europianë
Dialogu social dhe standardet europiane në fushën e punësimit ishin në fokus të një workshop-i dyditor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sfidat......
Kredia studentore - Subvencionim nga shteti, skema mbulon tarifat dhe kostot e jetesës
Studentët që nuk arrijnë të përballojnë me të ardhurat e familjes tarifën e universitetit, apo shpenzimet e jetesësk, do të kenë sërish mundësi ti financojnë......
Pronat, pa mbrojtje nga zjarri - AMF: Interesi i shqiptarëve mbetet i ulët pavarësisht shtimit të rrezikut
Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh......

