Deklarimi i qirave, Tetor - Nëntor - 3891 tatimpagues më shumë të regjistruar
Gjatë periudhës tetor - nëntor të këtij viti, janë regjistruar 3891 tatimpagues më shumë për tatimin në burim në lidhje me qiratë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo shifër rezulton 3 herë më e lartë se mesatarja 9-mujore.
“Kjo rritje reflekton angazhimin e bizneseve në përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe përmirësim në formalizimin e ekonomisë” thekson DPT.
Data 20 tetor, ishte përcaktuar fillimisht si afati ku bizneset duhet të deklaronin pranë administratës tatimore statusin e pronësisë apo kontratën e qirasë të ambientit ku ushtrojnë aktivitetin ekonomik.
Por ky afat u shty deri në datën 20 nëntor ku Administrata Tatimore bëri të ditur se do të përmirësonte modulin për ta bërë më të thjeshtë deklarimin për tatimpaguesit.
Ata duhet të dorëzonin brenda kësaj date dokumentacionin përkatës që e vërteton deklarimin siç është dokumenti i pronësisë, kontrata e qirarsë etj.
Qeveria parashikon që të ardhurat nga tatimi mbi qiratë, të kenë rritje progresive nga viti në vit, ku nga 487 milionë lekë të projektuara në vitin 2024, të shkojnë në 1 miliardë lekë në 2025, për të arritur në 1.5 miliardë lekë në 2027-ën.
Sondazh
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2021/03/-800-380-punetore-gjermani-700x383-1.jpg)
Rishikohen programet e punësimit - Si do të përshtatet oferta me kërkesat që kanë të papunët?
Qeveria do të rishikojë programet e punësimit me qëllim integrimin të treg të atyre që janë të papunë. Në dokumentin e politikës “Agjenda Kombëtare e......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/media3/-800-380-1732965498xpexels-adriano-ribeiro-da-cruz-1861811458-28542717-951.jpg)
Fuqizim sektorit turistik, nevojë për kapital human - Jaka: Me paga 1500 euro, kthehen emigrantët
Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend. Sipas strategjisë të prezantuar për turizmin 2024-2030, Shqipëria do të ndahet......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2023/11/-800-380-spanje.jpg)
Pushim të paguar në rast të motit të keq - Spanja miraton "leje klimatike", punëtorët të rrinë në shtëpi
Qeveria spanjolle ka miratuar një sërë masash për t'i mbrojtur punëtorët nga rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2023/06/-800-380-be-eurozone.jpg)
Norma e inflacionit të Eurozonës rritet në 2.3%: A duhet të shqetësohet BQE?
Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.3% nga viti në vit në nëntor, nga 2% në tetor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat të premten. Shifra......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/media3/-800-380-1732878292xchip-617.jpg)
Gjermania planifikon të investojë 2 miliardë euro në sektorin e saj gjysmëpërçues!
Gjermania ka zbuluar se po planifikon të investojë rreth 2 miliardë euro në sektorin e gjysmëpërçuesve të vendit, në formën e subvencioneve, sipas Bloomberg.......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2024/05/-800-380-turqi.jpg)
Turqia bie në recesion - Normat e interesit vijojnë të mbeten shumë të larta
Ekonomia e Turqisë u tkurr me 0.2% tremujor në tremujor në periudhën korrik-shtator, tha të premten Instituti i Statistikave Turke. Kjo vjen pas një rënieje......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/media3/-800-380-1732893520x1000-0-pensione-259.jpg)
Shpërblimi i pensionistëve, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare - Ja deri kur mund të tërhiqet
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas këtij vendimi, shpërblimet kalohen në llogaritë e......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2023/10/-800-380-London-Financial-District_i.jpg)
Britanikët ua “dhurojnë” shtëpitë familjarëve - Rritet numri i banesave që ndryshojnë pronësi për të shmangur taksat
Një numër gjithnjë e më i madh i shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar do të kalohen falas këtë vit pasi pronarët e shtëpive kërkojnë t'u shpëtojnë taksave në......