Pronat shtetërore/ Rregulla të reja për shitjen, qiranë dhe transferimin

Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për pronat e paluajtshme të shtetit, i cili bashkon rregullat për regjistrimin, inventarizimin, transferimin dhe përdorimin e tyre. Nisma parashikon shfuqizimin e dy ligjeve të vitit 2001, të cilat, sipas relacionit, kanë krijuar një kuadër të fragmentuar dhe paqartësi në ndarjen e përgjegjësive ndërmjet institucioneve. Agjencia Shtetërore e Pronës do të ketë rol qendror në regjistrimin dhe monitorimin e pasurive publike. Institucionet do të raportojnë çdo vit për kontratat e shitjes, qirasë, enfiteozës apo shkëmbimit, ndërsa Agjencia do të informojë Kryeministrin mbi zbatimin e ligjit. Pronat shtetërore jopublike mund të privatizohen përmes ankandit, të shkëmbehen me prona private ose të jepen me qira. Kalimi në pronësi private do të lejohet edhe në funksion të planeve vendore, kur pjesa shtetërore nuk është më e madhe se 20% e pronës që do të zhvillohet. Ndërkohë, plazhet, brigjet, ujërat territoriale, lumenjtë, liqenet dhe burimet natyrore klasifikohen si prona të patjetërsueshme. Subjektet private mund të fitojnë vetëm të drejtën e përdorimit të tyre, por jo pronësinë. Bashkitë do të raportojnë një herë në vit për pronat e transferuara. Nëse ato nuk përdoren sipas destinacionit, qeveria mund të revokojë pronësinë ose të drejtën e përdorimit. Shkelja parashikohet të dënohet edhe me gjobë prej 100 mijë lekësh.
Projektligji u jep gjithashtu 12 muaj kohë subjekteve private që të regjistrojnë pa kamatëvonesa titujt e vjetër të pronësisë, të cilët nuk janë pasqyruar më parë në kadastër. Sipas vlerësimit të ndikimit, nisma nuk sjell kosto shtesë për buxhetin, ndërsa shitja ose dhënia me qira e pronave pritet të gjenerojë të ardhura për shtetin.
Legalizimet, rregulla të reja - 90 ditë afat për poseduesit, procedura të përshpejtuara dhe zgjidhje për konfliktet
Qeveria propozon ndryshime në ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Nëpërmjet një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, ASHK-së......
Gazi fluturon, Europa në alarm - Çmimet arrijnë nivelet më të larta që nga 2023. IEA kërkon rezerva strategjike
Çmimet e gazit natyror në Europë kanë prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, duke kaluar 79 euro për megavat-orë. Rritja vjen në një moment......
PISA në alarm, bien rezultatet e nxënësve në Europë - OECD: Matematika dhe leximi në nivelin më të ulët të dekadës
Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA tregojnë një rënie të fortë të aftësive të nxënësve 15-vjeçarë në matematikë dhe lexim. Raporti më i fundit i OECD-së......
“Ekonomia, ecuri pozitive” - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takon delegacionin e Bankës Botërore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore. Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar......
Dialogu social në Shqipëri - Manjani: Përgatitemi të funksionojmë si europianë
Dialogu social dhe standardet europiane në fushën e punësimit ishin në fokus të një workshop-i dyditor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sfidat......
Kredia studentore - Subvencionim nga shteti, skema mbulon tarifat dhe kostot e jetesës
Studentët që nuk arrijnë të përballojnë me të ardhurat e familjes tarifën e universitetit, apo shpenzimet e jetesësk, do të kenë sërish mundësi ti financojnë......
Pronat, pa mbrojtje nga zjarri - AMF: Interesi i shqiptarëve mbetet i ulët pavarësisht shtimit të rrezikut
Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh......
Ligj për “Made in Albania”? - Musabelliu: Drafti gati, mekanizma për nxitjen e eksporteve
Produktet dhe shërbimet shqiptare pritet të kenë një kuadër të posaçëm ligjor. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e ligjit “Made in......

