15.5 mln euro për blerje energjie - Shpenzimet e KESH për muajin nëntor, fatura vjetore arrin në 59.3 mln euro
Rreth 15.5 mln euro është fatura për blerjen e energjisë gjatë muajit nëntor. Mungesa e reshjeve të shiut gjatë këtij muaji, detyroi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë, teksa u zhvilluan 2 procedura tenderuese për përballimin e nevojave konumatore.
Në total, KESH bleu rreth 100 mijë mWh energji, ndërsa çmimi me të cilin u sigurua energjia varion nga 147 -157 euro/ mWh.
Këto ishin procedurat e para për blerje energjie të zhvilluar pas 3 muajsh, që KESH nuk kryente importe çka sugjeron se deri më tani, nevojat janë plotësuar nga prodhimi në Kaskadën e Drinit.
Ndërkaq, këto shpenzime kanë rritur faturën për blerje energjie për vitin 2024, duke e çuar në gati 59.3 mln euro. Kjo shumë, është shpenzuar vetëm nga mesi i muajit qershor, kur nisën edhe importet e para, duke qenë se thuajse deri në mes të vitit nuk u krye asnjë procedurë për sigurim energjie.
Në total, gjatë vitit 2024 janë importuar mbi 458 000 mWh energji, ndërsa çmimi mesatar përllogaritet në rreth 124 euro/ mWh.
Sondazh
Deklarimi i qirave, Tetor - Nëntor - 3891 tatimpagues më shumë të regjistruar
Gjatë periudhës tetor - nëntor të këtij viti, janë regjistruar 3891 tatimpagues më shumë për tatimin në burim në lidhje me qiratë. Sipas Drejtorisë së......
Rishikohen programet e punësimit - Si do të përshtatet oferta me kërkesat që kanë të papunët?
Qeveria do të rishikojë programet e punësimit me qëllim integrimin të treg të atyre që janë të papunë. Në dokumentin e politikës “Agjenda Kombëtare e......
Fuqizim sektorit turistik, nevojë për kapital human - Jaka: Me paga 1500 euro, kthehen emigrantët
Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend. Sipas strategjisë të prezantuar për turizmin 2024-2030, Shqipëria do të ndahet......
Pushim të paguar në rast të motit të keq - Spanja miraton "leje klimatike", punëtorët të rrinë në shtëpi
Qeveria spanjolle ka miratuar një sërë masash për t'i mbrojtur punëtorët nga rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në......
Norma e inflacionit të Eurozonës rritet në 2.3%: A duhet të shqetësohet BQE?
Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.3% nga viti në vit në nëntor, nga 2% në tetor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat të premten. Shifra......
Gjermania planifikon të investojë 2 miliardë euro në sektorin e saj gjysmëpërçues!
Gjermania ka zbuluar se po planifikon të investojë rreth 2 miliardë euro në sektorin e gjysmëpërçuesve të vendit, në formën e subvencioneve, sipas Bloomberg.......
Turqia bie në recesion - Normat e interesit vijojnë të mbeten shumë të larta
Ekonomia e Turqisë u tkurr me 0.2% tremujor në tremujor në periudhën korrik-shtator, tha të premten Instituti i Statistikave Turke. Kjo vjen pas një rënieje......
Shpërblimi i pensionistëve, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare - Ja deri kur mund të tërhiqet
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas këtij vendimi, shpërblimet kalohen në llogaritë e......