Apeli i Shoqatës së Ndërtuesve: Tragjedia që duhet të na zgjojë të gjithëve
Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 177 aksidente në punë si pasojë e problematikave të shumta që hasen shpesh në kantieret e ndërtimit ku shpesh mungojnë kushtet e domosdoshme të sigurisë dhe jo vetëm, sipas të dhënave zyrtare Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari me 24% të aksidenteve, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të këtij sektori me 1,019 kantiere leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024 sipas INSTAT.
Pavarësisht kontrolleve intensive nga ISHPSHSH, aksidentet në këtë sektor vazhdojnë të jenë një sfidë.
Duke marr shkas nga aksidenti i fundit ku humbën jetën 4 të rinj Shoqata e Ndërtuesve ka publikuar një prononcim për mediat.
Humbja tragjike e katër të rinjve në aksidentin e fundit është një dhimbje e madhe për familjet e tyre dhe për të gjithë shoqërinë. Shoqata e Ndërtuesve shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Kjo ngjarje e rëndë na kujton se shkeljet e rregullave dhe neglizhenca në siguri nuk janë thjesht shifra në statistika – ato kanë pasoja të rënda dhe të parikuperueshme.
Nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë abuzimeve dhe informalitetit që vijojnë të minojnë ndërtimtarinë dhe të rrezikojnë jetën e njerëzve. Punësimi i paligjshëm, mungesa e kualifikimeve të nevojshme, neglizhenca në logjistikë dhe shkeljet e rregullave të sigurisë duhet të marrin fund. Ky aksident nuk është rastësi, por një pasojë e drejtpërdrejtë e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së kontrollit të duhur.
Shoqata e Ndërtuesve e dënon me forcë këto praktika dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rrisin monitorimin dhe të ndëshkojnë çdo subjekt që nuk respekton standardet e sigurisë dhe punësimit. Nuk mund të lejojmë që pakujdesia dhe abuzimi të cenojnë jetën dhe reputacionin e një sektori të tërë.
Siguria dhe ligjshmëria nuk janë opsione – janë detyrim i patjetërsueshëm! Ky është momenti për të vepruar dhe për të ndaluar njëherë e mirë shkeljet që kushtojnë jetë njerëzish.

BE: Deri në 2030, plan 800 miliardë euro investime për mbrojtjen - "Një instrument i ri financiar evropian" do sigurojë 150 miliardë euro kredi
Liderat e BE-së miratuan zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin, me synimin që të rritet sasia e arsenalit luftarak gjatë pesë viteve të ardhshme. Në......

Berisha: Çmimi i naftës, jo më i lartë se në Kosovë dhe Maqedoni! - “Kemi një plan ekonomik edhe për zhvillimin e zonave verilindore”
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar edhe një herë ofertën e Partisë Demokratike për zgjedhjet......

FED mund të mos financojë BQE - Reuters: Zyrtarët i frikësohen influencës së Trump pranë bankës qendrore
Disa zyrtarë të bankave qendrore europiane dhe autoritetet mbikëqyrëse po pyesin nëse mund të mbështeten ende te Rezerva Federale në SHBA, për të siguruar......

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën - Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Detajet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci - Stërvitje të përbashkëta, investime në teknologji dhe integrim euroatlantik
Pak ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe Zëvendëskryeministri i Kroacisë......

Heathrow rikthehet në funksion të plotë - Zjarri nuk ishte i qëllimshëm, po hetohen pajisjet e nënstacionit elektrik
Pas rreth 18 orë i mbyllur, aeroporti i Hithrou në Londër i është rikthyer funksionimit të plotë. Autoritetet deklaruan se zjarri në nënstacionin elektrik......

Më shumë telefona se njerëz! - Me 1.4 milion përdorues, TikTok është rrjeti më i ndjekur në Shqipëri
Në Shqipëri, telefonat janë më të shumtë se vetë njerëzit. Me 2.4 milionë banorë dhe gati 4 milionë celularë aktivë, lidhja digjitale duket se po fiton......

Turqia lider në Evropë për prodhimet bujqësore - Në 20 vitet e fundit prodhimi bujqësor turk është trefishuar
Presidenti turk, Erdogan, ka deklaruar se Turqia është një vend lider në prodhimin bujqësor, duke u renditur i pari në Evropë dhe i teti në botë. “Që nga......