Europa Postuar më 22 Mars 2025, 12:40

Heathrow rikthehet në funksion të plotë - Zjarri nuk ishte i qëllimshëm, po hetohen pajisjet e nënstacionit elektrik

Nga Lidion Kulla

Heathrow rikthehet në funksion të plotë - Zjarri nuk ishte i

Pas rreth 18 orë i mbyllur, aeroporti i Hithrou në Londër i është rikthyer funksionimit të plotë. Autoritetet deklaruan se zjarri në nënstacionin elektrik nuk ishte i qëllimshëm, ndërsa po hetohen pajisjet që mendohet se ishin të amortizuara. 

Aeroporti i Heathrow në Londër është kthyer në operacion të plotë të shtunën, pas një mbylljeje pothuajse njëditore të shkaktuar nga një zjarr në nënstacionin elektrik. Por linjat ajrore paralajmëruan se ndërprerja e rëndë do të zgjasë për ditë të tëra, ndërsa përpiqen të zhvendosin avionët dhe ekuipazhet dhe të çojnë udhëtarët në destinacionet e tyre.

Pasagjerët në ankth, linjat ajrore të zemëruara dhe politikanët e shqetësuar, kërkojnë përgjigje se si një zjarr në dukje aksidental mund të mbyllte qendrën ajrore më të ngarkuar të Europës.

“Kemi qindra punonjës shtesë në terminalet tona dhe kemi shtuar numrin e fluturimeve gjatë së shtunës, për të lehtësuar rreth 10,000 pasagjerë shtesë që udhëtojnë nëpërmjet aeroporti”, tha Heathrow në një deklaratë.

British Airways, linja ajrore më e madhe që operon në aeroportin e Heathroë, tha se ka kryer rreth 85% të fluturimeve të planifikuara për të shtunën. Më shumë se 1,300 fluturime u anuluan dhe rreth 200,000 njerëz u bllokuan të premten, pasi një zjarri gjatë natës në një nënstacion elektrik rreth 3 kilometra larg aeroportit, ndërpreu energjinë në Heathrow dhe në më shumë se 60,000 banesa. Zjarri u vu nën kontroll pas shtatë orësh, por aeroporti u mbyll për pothuajse 18 orë.

Policia tha se nuk e konsideron zjarrin të qëllimshëm, ndërsa Brigada e Zjarrfikësve të Londrës njoftoi se hetimi do të përqëndrohet në pajisjet e shpërndarjes elektrike në nënstacion.

Megjithatë, ndikimi i madh i zjarrit bëri që autoritetet të përballen me kritika në lidhje me infrastrukturën e amortizuar të Britanisë. Heathrow është një nga aeroportet më të ngarkuara në botë për udhëtime ndërkombëtare dhe regjistroi rreth 83.9 milionë pasagjerë vitin e kaluar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat