FED mund të mos financojë BQE - Reuters: Zyrtarët i frikësohen influencës së Trump pranë bankës qendrore
Disa zyrtarë të bankave qendrore europiane dhe autoritetet mbikëqyrëse po pyesin nëse mund të mbështeten ende te Rezerva Federale në SHBA, për të siguruar fonde në dollarë në periudhat e stresit apo krizave të tregut.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se lajmi është konfirmuar nga gjashtë persona të njohur me këtë çështje, duke hedhur dyshime mbi atë që ka qenë një themel i stabilitetit financiar. Burimet i thanë Reuters se është e pamundur që Banka Qendrore Amerikane të mos respektojë rezervat e saj të financimit dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë sinjal për të ndjekur një skenar të tillë.
Por zyrtarët europianë kanë zhvilluar diskutime jozyrtare në lidhje me këtë mundësi, sepse besimi i tyre në qeverinë e Shteteve të Bashkuara është tronditur nga politikat e administratës Trump. Presidenti amerikan ka ndryshuar rrënjësisht politikat e SHBA në disa fusha, si mbështetja e pozicionit të Rusisë ndaj Ukrainës, tërheqja nga angazhimi për të ofruar siguri ndaj Europës dhe vendosja e tarifave ndaj aleatëve.
Në disa forume europiane ku pjesëmarrësit vlerësojnë rreziqet e mundshme për sistemin financiar, zyrtarët kanë diskutuar skenarë, sipas të cilëve qeveria amerikane mund t'i bëjë presion Rezervës Federale të pezullojë financimet emergjente, thanë dy nga burimet.
Disa zyrtarë kanë diskutuar edhe mundësinë për të gjetur alternativa të tjera, përveç bankës qendrore europiane. Në kohë kur tregjet përballen me stres, Rezerva Federale i ka siguruar Bankës Qendrore Evropiane dhe homologëve të tjerë kryesorë akses në financimet në dollarë.
Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale nuk pranuan të komentojnë këtë lajm. Edhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Banka Qendrore Amerikane është një institucion i pavarur, që i jep llogari Kongresit.
Sondazh

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën - Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Detajet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci - Stërvitje të përbashkëta, investime në teknologji dhe integrim euroatlantik
Pak ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe Zëvendëskryeministri i Kroacisë......

Heathrow rikthehet në funksion të plotë - Zjarri nuk ishte i qëllimshëm, po hetohen pajisjet e nënstacionit elektrik
Pas rreth 18 orë i mbyllur, aeroporti i Hithrou në Londër i është rikthyer funksionimit të plotë. Autoritetet deklaruan se zjarri në nënstacionin elektrik......

Më shumë telefona se njerëz! - Me 1.4 milion përdorues, TikTok është rrjeti më i ndjekur në Shqipëri
Në Shqipëri, telefonat janë më të shumtë se vetë njerëzit. Me 2.4 milionë banorë dhe gati 4 milionë celularë aktivë, lidhja digjitale duket se po fiton......

Turqia lider në Evropë për prodhimet bujqësore - Në 20 vitet e fundit prodhimi bujqësor turk është trefishuar
Presidenti turk, Erdogan, ka deklaruar se Turqia është një vend lider në prodhimin bujqësor, duke u renditur i pari në Evropë dhe i teti në botë. “Që nga......

Shqiptarët, më pak “të zgjuar” se ballkanasit e tjerë?! Vendi ynë renditet i fundit në rajon për nivelin e inteligjencës
Një raport i publikuar së fundmi nga Regjistri Ndërkombëtare i Inteligjencës (International IQ Registry) për vitin 2025 ka zbuluar renditjen e vendeve sipas......

BE, “thikë pas shpine” Ukrainës? - Kërkon të ulë importet e sheqerit ukrainas për të mbrojtur fermerët vendas
Bashkimi Evropian kërkon të reduktojë ndjeshëm importet e sheqerit ukrainas, për të mbrojtur fermerët vendas. Megjithatë, Kievi ka theksuar rëndësinë e......

Pensionet me Italinë, më në fund realitet - Botohet ne gazetën zyrtare aprovimi i marrëveshjes sociale Shqipëri - Itali
Më në fund realitet marrëveshja e pensioneve me Italinë. Në Gazetën zyrtare italiane është botuar marrëveshja sociale mes dy vendeve. Pas firmosjes së fundi......