Turqia lider në Evropë për prodhimet bujqësore - Në 20 vitet e fundit prodhimi bujqësor turk është trefishuar
Presidenti turk, Erdogan, ka deklaruar se Turqia është një vend lider në prodhimin bujqësor, duke u renditur i pari në Evropë dhe i teti në botë.
“Që nga viti 2002, ne i rritëm eksportet tona nga 3.8 miliardë dollarë në 32.6 miliardë dollarë vitin e kaluar”, ka thënë Erdogan gjatë një takimi me fermerë. Sipas presidentit turk vendi i tij ka trefishuar prodhimin bujqësor nga 25 miliardë dollarë në vitin 2002 në 74 miliardë dollarë në vitin 2024. “Në vendin tonë prodhohen 206 lloje të produkteve bujqësore. Fatmirësisht, në shumë prej tyre jemi të vetë-mjaftueshëm”.
Sipas tij Turqia renditet e katërta në botë në prodhimin e perimeve dhe frutave dhe mban vendin e 11-të për prodhimin me bazë bimore.
“Në prodhimin e qumështit të papërpunuar, jemi të nëntit në botë dhe të tretët në Evropë. Në prodhimin e mishit të viçit, jemi të shtatit në botë dhe të parët në Evropë. Në prodhimin e vezëve, jemi të dhjetit në botë, të dytët në Evropë. Në prodhimin e mjaltit jemi të dytët në botë dhe të parët në Evropë. Në akua-kulturë jemi të 16-tët në botë dhe të dytët në Evropë, kanë qenë disa nga shifrat e sjella nga Erdogan.
Sondazh

Shqiptarët, më pak “të zgjuar” se ballkanasit e tjerë?! Vendi ynë renditet i fundit në rajon për nivelin e inteligjencës
Një raport i publikuar së fundmi nga Regjistri Ndërkombëtare i Inteligjencës (International IQ Registry) për vitin 2025 ka zbuluar renditjen e vendeve sipas......

BE, “thikë pas shpine” Ukrainës? - Kërkon të ulë importet e sheqerit ukrainas për të mbrojtur fermerët vendas
Bashkimi Evropian kërkon të reduktojë ndjeshëm importet e sheqerit ukrainas, për të mbrojtur fermerët vendas. Megjithatë, Kievi ka theksuar rëndësinë e......

Pensionet me Italinë, më në fund realitet - Botohet ne gazetën zyrtare aprovimi i marrëveshjes sociale Shqipëri - Itali
Më në fund realitet marrëveshja e pensioneve me Italinë. Në Gazetën zyrtare italiane është botuar marrëveshja sociale mes dy vendeve. Pas firmosjes së fundi......

Rriten eksportet bujqësore, në muajin shkurt 18% më shumë - Denaj: Prodhimet tona janë bërë konkurruese në tregjet e huaja
Vijon trendi pozitiv i eksportit të frutave dhe perimeve “Made in Albania” në tregjet e huaja. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri......

DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave - Raporti përmend sektorët më të rrezikuar nga pastrimi i parave
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet - Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Në 2024 punësimi informal rritet me 27% - Raporti/ U vendosën 3,433 masa administrative
Pavarësisht se qeveria shqiptare ka bërë fushata kundër informalitetit dhe deklarimeve të pagave të punonjësve, përsëri puna informale mbetet prezente në......

Çmimet e bakrit, në nivele rekord - Rreziku i tarifave të SHBA-së ka “tronditur” tregun global
Çmimet e bakrit kanë arritur nivele rekord për shkak të frikës nga tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara. Kjo ka krijuar pasiguri në tregjet globale,......