BE: Deri në 2030, plan 800 miliardë euro investime për mbrojtjen - "Një instrument i ri financiar evropian" do sigurojë 150 miliardë euro kredi
Liderat e BE-së miratuan zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin, me synimin që të rritet sasia e arsenalit luftarak gjatë pesë viteve të ardhshme.
Në samitin e BE-së në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare ranë dakord të bëjnë gjithçka që është e mundur për të forcuar ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Evropës. Deri në vitin 2030 BE-ja planifikon investime deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dëshiron të krijojë ndër të tjera "një instrument të ri financiar evropian" që siguron kredi në një shumë të përgjithshme prej 150 miliardë eurosh. Ka gjithashtu plane për të lehtësuar rregulloret dhe zbutur kërkesat ndaj industrisë së armëve.
Shkak i këtyre planeve është kërcënimi nga Rusia. Sipas Komisionit Evropian BE-ja duhet të përgatitet menjëherë për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me Rusinë. Situata konsiderohet veçanërisht e rrezikshme për shkak të njoftimeve të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se superfuqia bërthamore SHBA nuk do të jetë më në dispozicion pa kushte si një garantuese e paqes në Evropë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në samit se nuk do të pranojë asnjë vendim të ri të BE-së në favor të Ukrainës. Udhëheqësit e 26 vendeve të tjera anëtare riafirmuan më pas në një deklaratë, pa Orbanin, se ata vazhdojnë dhe mbështesin pa kushte "pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht".
Në Bruksel u bë gjithashtu e qartë se pozicioni gjeografik çon në një pamje të ndryshme mes vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore në lidhje me Ukrainën. Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, dhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, kërkuan që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2030.
Sondazh

Berisha: Çmimi i naftës, jo më i lartë se në Kosovë dhe Maqedoni! - “Kemi një plan ekonomik edhe për zhvillimin e zonave verilindore”
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar edhe një herë ofertën e Partisë Demokratike për zgjedhjet......

FED mund të mos financojë BQE - Reuters: Zyrtarët i frikësohen influencës së Trump pranë bankës qendrore
Disa zyrtarë të bankave qendrore europiane dhe autoritetet mbikëqyrëse po pyesin nëse mund të mbështeten ende te Rezerva Federale në SHBA, për të siguruar......

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën - Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Detajet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci - Stërvitje të përbashkëta, investime në teknologji dhe integrim euroatlantik
Pak ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe Zëvendëskryeministri i Kroacisë......

Heathrow rikthehet në funksion të plotë - Zjarri nuk ishte i qëllimshëm, po hetohen pajisjet e nënstacionit elektrik
Pas rreth 18 orë i mbyllur, aeroporti i Hithrou në Londër i është rikthyer funksionimit të plotë. Autoritetet deklaruan se zjarri në nënstacionin elektrik......

Më shumë telefona se njerëz! - Me 1.4 milion përdorues, TikTok është rrjeti më i ndjekur në Shqipëri
Në Shqipëri, telefonat janë më të shumtë se vetë njerëzit. Me 2.4 milionë banorë dhe gati 4 milionë celularë aktivë, lidhja digjitale duket se po fiton......

Turqia lider në Evropë për prodhimet bujqësore - Në 20 vitet e fundit prodhimi bujqësor turk është trefishuar
Presidenti turk, Erdogan, ka deklaruar se Turqia është një vend lider në prodhimin bujqësor, duke u renditur i pari në Evropë dhe i teti në botë. “Që nga......

Shqiptarët, më pak “të zgjuar” se ballkanasit e tjerë?! Vendi ynë renditet i fundit në rajon për nivelin e inteligjencës
Një raport i publikuar së fundmi nga Regjistri Ndërkombëtare i Inteligjencës (International IQ Registry) për vitin 2025 ka zbuluar renditjen e vendeve sipas......