Berisha: Çmimi i naftës, jo më i lartë se në Kosovë dhe Maqedoni! - “Kemi një plan ekonomik edhe për zhvillimin e zonave verilindore”
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar edhe një herë ofertën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. I pyetur mbi çmimin e naftës, ai theksoi se nafta në Shqipëri nuk do të jetë më e shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Nafta në Shqipëri nuk do të shitet mbi çmimin që do të shitet në Kosovë dhe Maqedoni. Kosova e merr nga Durrësi naftën, ndaj dhe ne pa diskutim nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro, që këtu është një ndëshkim për qytetarët”.
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se minimumin jetik nuk po e përdor për qëllime elektorale, por është një premtim i garantuar që buron nga vetë nevojat e qytetarëve. Sipas tij, do të vendoset minimumi jetik, që asnjë shqiptar të mos marrë më pak së 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi.
Gjithashtu, Kryetari Partisë Demokratike foli mbi planin ekonomik për zhvillimin e zonave verilindore të vendit.
“Së pari, për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave. Së dyti, do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare. Së treti, do bëjmë gjithçka që të subvencionojmë, të mbështesim investimet me lehtësime taksash”.
Për sa i përket të rinjve, Kreu i PD nënvizoi se do të ndërmerren një sërë politikash për të frenuar fenomenin e brain drain dhe për t'i ofruar më tepër mundësi punësimi të rinjve.
"Largimi i trurit, hemoragjia rinore, janë fenomenet më të rënda, plagët më të rënda të këtij vendi. Ne do të bëjmë gjithçka nëpërmjet ‘brain gain’ dhe programeve të veçanta për të rinjtë që Shqipëria të bëhet vendi i ëndrrës së tyre. Për të rinjtë, së pari ne heqim mesataren dhe i krijojmë mundësitë secilit të provojë fuqitë dhe aftësisë e tij në univeristet. Së dyti, do të bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve, duke përdorur stimuj dhe incentivë për të gjithë ata që punësojnë të rinj, duke paguar sigurimet shoqërore për një kohë 1 deri në 5 vjeçare sipas sektorit. Duke financuar me grante start up-et e tyre, duke kredituar me kredi të buta strehimi dhe çdo çifti të ri".
Po ashtu, Berisha deklaroi se për Partinë Demokratike, interesi më i madh kombëtar është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evopian.
Sondazh

FED mund të mos financojë BQE - Reuters: Zyrtarët i frikësohen influencës së Trump pranë bankës qendrore
Disa zyrtarë të bankave qendrore europiane dhe autoritetet mbikëqyrëse po pyesin nëse mund të mbështeten ende te Rezerva Federale në SHBA, për të siguruar......

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën - Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Detajet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci - Stërvitje të përbashkëta, investime në teknologji dhe integrim euroatlantik
Pak ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe Zëvendëskryeministri i Kroacisë......

Heathrow rikthehet në funksion të plotë - Zjarri nuk ishte i qëllimshëm, po hetohen pajisjet e nënstacionit elektrik
Pas rreth 18 orë i mbyllur, aeroporti i Hithrou në Londër i është rikthyer funksionimit të plotë. Autoritetet deklaruan se zjarri në nënstacionin elektrik......

Më shumë telefona se njerëz! - Me 1.4 milion përdorues, TikTok është rrjeti më i ndjekur në Shqipëri
Në Shqipëri, telefonat janë më të shumtë se vetë njerëzit. Me 2.4 milionë banorë dhe gati 4 milionë celularë aktivë, lidhja digjitale duket se po fiton......

Turqia lider në Evropë për prodhimet bujqësore - Në 20 vitet e fundit prodhimi bujqësor turk është trefishuar
Presidenti turk, Erdogan, ka deklaruar se Turqia është një vend lider në prodhimin bujqësor, duke u renditur i pari në Evropë dhe i teti në botë. “Që nga......

Shqiptarët, më pak “të zgjuar” se ballkanasit e tjerë?! Vendi ynë renditet i fundit në rajon për nivelin e inteligjencës
Një raport i publikuar së fundmi nga Regjistri Ndërkombëtare i Inteligjencës (International IQ Registry) për vitin 2025 ka zbuluar renditjen e vendeve sipas......

BE, “thikë pas shpine” Ukrainës? - Kërkon të ulë importet e sheqerit ukrainas për të mbrojtur fermerët vendas
Bashkimi Evropian kërkon të reduktojë ndjeshëm importet e sheqerit ukrainas, për të mbrojtur fermerët vendas. Megjithatë, Kievi ka theksuar rëndësinë e......