Shqipëria Postuar më 21 Mars 2025, 17:49

10 vite transformim në Urgjencën Kombëtare Rama: Është një nga krenaritë e reformave që ne kemi bërë

Nga Ledina Elezi

10 vite transformim në Urgjencën Kombëtare Rama: Është

Me 3.5 milionë thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një histori transformimi. Flota e autoambulancave është trefishuar, dhe ato janë pajisur me aparatura moderne jetëshpëtuese, duke garantuar ndërhyrje të shpejtë e të sigurt në çdo cep të vendit.

Në 10-vjetorin e transformimit të saj, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një nga krenaritë e reformave të ndërmarra nga qeveria.

“Tanimë Urgjenca Kombëtare ka fituar të gjithë autoritetin e fakteve, e provës së madhe të eficencës së saj dhe nuk kemi arsye që të gjithë sistemin e autoambulancave dhe trupave që janë në territor, të gjithë sistemin e koordinimit të Urgjencës të mos e përqendrojmë tërësisht te Urgjenca Kombëtare duke mos lënë më spitalet dhe strukturat e tjera që të futen në mes sepse është një hallkë e tepërt. Është realisht një nga krenaritë e reformave që kemi bërë, është krenari për mënyrën se si është transformuar në një histori suksesi”.

Për të fuqizuar më tej këtë shërbim, duke e ditur se mjekët e urgjencës janë ata që punojnë në çdo orë, në çdo turn, i është dhënë prioritet formimit mjek familje dhe mjek urgjence në Fakultetin e Mjekësisë. Koçiu u shpreh se investimet në këtë sektor do të vijojnë.

“Një nga arritjet më të mëdha të këtij shërbimi është reduktimi i kohës së pritjes nga 45 minuta në vetëm 15 minuta. Ne do të vijojmë të rrisim edhe më tej investimet, për të shtuar flotën e autoambulancave dhe përmirësuar infrastrukturën teknologjike, për të rritur  kapaciteteve të trajnimit për personelin mjekësor dhe integrimin e metodave të reja trajtimit. Ne do të vijojmë të rrisim edhe pagat. Kemi trefishuar pagat  e mjekëve dhe të infermierëve, por do vijojmë ta bëjmë këtë sidomos për shërbimin e urgjencës, edhe punonjësit mbështetës në shërbimin e urgjencës”, nënvizoi Koçiu.

Sipas Ministres Koçiu, falë fuqizimit të këtij shërbimi sot kemi një Urgjencë që i përgjigjet jo vetëm nevojave të qytetarëve, por edhe realitetit të një vendi turistik që vizitohet nga miliona turistë në vit. Në vitin që lamë pas, programi i 34 qendrave shëndetësore sezonale i ofroi trajtim të menjëhershëm 80 mijë pushuesve, shumë prej tyre vizitorë të huaj” Në vitin e shkuar, programi i 34 qendrave shëndetësore sezonale i ofroi trajtim të menjëhershëm 80 mijë pushuesve, shumë prej tyre vizitorë të huaj.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat