Shqipëria do të ketë një Park Besimi - Hapet Konkursi ndërkombëtar për Masterplanin. 40 mijë euro për fituesin
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur hapjen e tenderit për Parkun e Besimit, konkurs ndërkombëtar për projektimin e Masterplanit.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Parku i Besimit është frymëzuar nga vlerat e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës që karakterizojnë Shqipërinë, të cilat janë virtyte të trashëguara ndër breza. Siti i propozuar i konkursit ndodhet në zonën e Petrelës, në një sipërfaqje prej afërsisht 210,000 metër katror.
Ky konkurs ndërkombëtar për projektimin e masterplanit aspiron të mishërojë këto vlera, duke synuar gjenerimin e një koncepti të ri të “bashkësisë” dhe “strehimit”.
Parku do të ofrojë hapësira për pushim dhe ndërveprim për grupe, kombësi dhe besime të ndryshme. Nëpërmjet theksit mbi bashkëjetesën, ky projekt do të krijojë një dinamikë të re hapësinore në kryeqytet, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke festuar qëndrueshmërinë dhe unitetin e popullit shqiptar, në të gjitha besimet e tyre.
Referuar dokumentit, çmimi ose rimbursimi që do të aplikohet për kandidatin fitues është 40 mijë euro, gjithashtu edhe për kandidatët të renditur në vendin e dytë, të tretë, të katër dhe të pestë aplikohet e njëjta vlerë.
Gjithashtu, ekipi i përzgjedhur duhet të dëshmojë një qasje kreative dhe novatore në projektimin e Parkut të Besimit, ku ekipi duhet të realizojë në mënyrë efektive funksionet e kërkuara në harmoni me kontekstin ekzistues.
Propozimi duhet të jetë i zbatueshëm dhe të ofrojë mundësi për krijimin e mekanizmave sipërmarrës, gjithashtu vetëmjaftueshmëri pas ngritjes së parkut. Ndërkaq, përjetimi i Parkut duhet të ofrojë një përvojë që balancon efikasitetin dhe ndikimin transformues mbi vizitorët.
Sondazh

Mbi 300 mld euro “kursime” për Gjermaninë - Studimi: Eficienca energjetike do të ulë kostot, përshpejtojë tranzicionin
Gjermania mund të kursejë më shumë se 300 miliardë euro deri në vitin 2035 duke zbatuar tranzicionin e energjisë në mënyrë më efikase, sipas një studimi nga......

Sa para’ harxhojnë shqiptarët për Netflix? Rreth 3.4 milionë euro në vit. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë meshkujt
Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg......

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë prioritet” - Berisha: Më shumë se dyfishim fondesh. Status ligjor të veçantë për artistët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës për artin dhe kulturën, hartuar në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad......

Tuneli i Llogarasë, hapet tenderi për rrugët lidhëse - 5.1 milionë euro, punimet zgjasin 10 muaj pas lidhjes së kontratës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, ashtu sikurse ishte parlajmëruar pak ditë më parë edhe......

BE kërkon të krijojë treg të vetëm për mbrojtjen - Synohet konsolidimi i industrisë për të konkurruar me SHBA-në, Kinën
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dëshiron të krijojë një treg të vetëm për produktet dhe shërbimet evropiane të mbrojtjes. Industria e......

“Parfume nga Shqipëria drejt Europës” - Rama: Investimet në infrastrukturë kanë tërhequr sipërmarrësit e huaj
Investimet e huaja në Shqipëri po prekin çdo sektor, duke përfshirë edhe prodhimin e parfumeve. Një shembull i tillë është rasti i një kompanie holandeze, e......

Biznesi i luleve, në “lulëzim”/ Muaji Shkurt regjistron rekordin e dytë më të lartë të importeve
Sipas të dhënave më të fundit të tregtisë së jashtme, duket se biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimi i bimëve po shënon një rritje të......

Tarifat e Trump “dënojnë” industritë amerikane - Mund t'i kushtojnë sektorit të teknologjisë 139 miliardë dollarë në vit
Lufta tregtare e Presidentit Donald Trump mund t'i kushtojë miliarda dollarë në vit industrisë amerikane të teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit,......