Shqipëria bën progres në luftën ndaj korrupsionit - “Lider rajonal”, Rama: Inteligjenca Artificiale në proceset e Kadastrës
U prezantua raporti i GRECO-s, ku Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Rama theksoi se sipas vlerësimit, Shqipëria konsiderohet lider rajonal në politikat kundër korrupsionit, ndërsa paralamëroi se do të ketë një tjetër dallhë reformash nga mirëqeverisja tek drejtësia.
“Shqipëria konsiderohet lider rajonal në politikat kundër korrupsionit, me rezultatet me të lartë në ekonominë e Ballkanit për për masën e politikave antikrrupsion, duke tejkaluar ndjeshëm rajonin në fushat e parandalimit të korrupsionit, si edhe në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, përpjekje për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, sipas raport, falë një kuadri gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional. Kjo është një tërësi faktesh që shpjegon se përse Shqipëria sot është në pararojë të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pse Shqipëria sot ka kap për të përmbyllu negociatta brenda 2027.”
Kryeministri deklaroi se Kadastra do të digjitalizohet dhe se do të iplementohet Inteligjenca Artificiale.
“Ndërkohë që ecim me digjitalizimin e plotë të Kadastrës, falë mbështetjes së KE, do të punojmë të fusim Inteligjencën Artificiale në proceset e Kadastrës. Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit, zhvillojmë intervista në Prokurori dhe Polici pa audio dhe video."
Gjatë fjalës së saj, ministrja e e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, u shpreh se ky vlerësim nuk është thjeshtë një tregues teknik, por një dëshmi konkrete e hapave që kemi ndërmarë për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e institucioneve tona.
Sinron Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
“Kësaj lenteje shumë rigoroze i nënshtrohen të gjithë shtetet dhe nga një vështrim krahasimor konstatohet lehtësisht se edhe shtete me një trashëgimi institucionale shumë më solide se Shqipëria hasin vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e rekomandimeve të GRECO. I kemi dhënë këtij procesi vëmendjen e duhur, pasi më shumë sesa një moment i shkëputur në kohë për t’iu gëzuar përmbylljes së suksesshme të një raundi, kjo është një dëshmi e qartë dhe e pakundërshtueshme e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar standardet e llogaridhënies në të gjitha nivelet e qeverisjes publike. Integriteti nuk është një pikëmbërritje fundore, por një standard për t'u riafirmuar çdo ditë. Po, kemi sfiduar skepticizmin dhe kemi dëshmuar se Shqipëria mund dhe do të bëjë hapa të pakthyeshëm drejt integritetit dhe shtetit të së drejtës. Ky progres është një angazhim i shtuar që na detyron të punojmë edhe më fort,” tha ministrja Pirdeni.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Europian Gianluca Esposito, theksoi se autoritetet shqiptare kanë ndritur një sistem në përputhje me standardet e GRECO-s.
GRECO, Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit, është një organ i Këshilit të Europës i cili ka në fokus luftimin e korrupsionit në sektorët publikë të shteteve anëtare.
Sondazh

Shqipëria do të ketë një Park Besimi - Hapet Konkursi ndërkombëtar për Masterplanin. 40 mijë euro për fituesin
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur hapjen e tenderit për Parkun e Besimit, konkurs ndërkombëtar për projektimin e......

Mbi 300 mld euro “kursime” për Gjermaninë - Studimi: Eficienca energjetike do të ulë kostot, përshpejtojë tranzicionin
Gjermania mund të kursejë më shumë se 300 miliardë euro deri në vitin 2035 duke zbatuar tranzicionin e energjisë në mënyrë më efikase, sipas një studimi nga......

Sa para’ harxhojnë shqiptarët për Netflix? Rreth 3.4 milionë euro në vit. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë meshkujt
Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg......

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë prioritet” - Berisha: Më shumë se dyfishim fondesh. Status ligjor të veçantë për artistët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës për artin dhe kulturën, hartuar në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad......

Tuneli i Llogarasë, hapet tenderi për rrugët lidhëse - 5.1 milionë euro, punimet zgjasin 10 muaj pas lidhjes së kontratës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, ashtu sikurse ishte parlajmëruar pak ditë më parë edhe......

BE kërkon të krijojë treg të vetëm për mbrojtjen - Synohet konsolidimi i industrisë për të konkurruar me SHBA-në, Kinën
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dëshiron të krijojë një treg të vetëm për produktet dhe shërbimet evropiane të mbrojtjes. Industria e......

“Parfume nga Shqipëria drejt Europës” - Rama: Investimet në infrastrukturë kanë tërhequr sipërmarrësit e huaj
Investimet e huaja në Shqipëri po prekin çdo sektor, duke përfshirë edhe prodhimin e parfumeve. Një shembull i tillë është rasti i një kompanie holandeze, e......

Biznesi i luleve, në “lulëzim”/ Muaji Shkurt regjistron rekordin e dytë më të lartë të importeve
Sipas të dhënave më të fundit të tregtisë së jashtme, duket se biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimi i bimëve po shënon një rritje të......