Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën-Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro.
Të dy dhomat e Parlamentit gjatë kësaj jave miratuan planin e konservatorëve të Merzit dhe Socialdemokratëve, të cilët po zhvillojnë bisedime për formimin e Qeverisë së re gjermane.
Planet e Merzit për shpenzime të miratuara nga Dhoma e Lartë e Parlamentit më 21 mars mundësojnë krijimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për shpenzime në infrastrukturë dhe lehtësim të rregullave të huas, duke mundësuar shpenzime më të larta në mbrojtje.
Ndërkaq, vendimi i Komitetit për buxhet u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock. Në paketën prej 3 miliardë eurosh përfshihen 2.547 miliardë nga Ministria e Financave që do t’i jepen Ukrainës këtë vit, të plotësuara edhe nga kontribute tjera, përfshirë një rimbursim nga Mekanizmi Evropian i Paqes. Ministria gjermane e Financave po ashtu planifikon të autorizojë 8.252 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Ukrainën për periudhën nga viti 2026 deri më 2029, duke bërë që totali i ndihmës të arrijë në 11 miliardë euro.
Anëtarët e Bashkimit Evropian, udhëheqësit e të cilëve u mblodhën këtë javë për të diskutuar ndihmën për Ukrainën, janë nën presion që të shfaqin angazhimin e tyre për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin rus, pasi pasiguria po rritet lidhur me të ardhmen e garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trumpit.
Sondazh

Raporti i DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave, ja rreziqet
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......

Programi i partive për pensionistët-Kondi: Nuk përmbushin pritshmëritë e të moshuarëve
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike kanë shpalosur programet e tyre për pensionistët. Eksperti fiskal Ramadan Kondi, i ftuar në emisionin......

10 vite transformim në Urgjencën Kombëtare Rama: Është një nga krenaritë e reformave që ne kemi bërë
Me 3.5 milionë thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një histori transformimi. Flota e......

Dita Botërore e Sindromës Down - QTU flet përmes veprave, gjuhës e përshirjes
Në Ditën Botërore të Sindromës Down, QTU ka zgjedhur t’i rikujtojë vizitorëve dhe komunitetit rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me......

Balluku: 1800 pozicione pune në Panairin e Fierit-Mbi 50 kompani të fushave të ndryshme shpalosin ofertat e tyre për qytetarët
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte në Fier për të vizituar Panairin e Punës, i cili po......

Trump “lulëzon” turizmin në Groenlandë! - Deklaratat e presidentit amerikan dhe aeroporti i ri tërheqin vizitorët
Groenlanda shpreson se aeroporti i ri ndërkombëtar i kryeqytetit Nuuk do të nxisë turizmin dhe do të diversifikojë ekonominë e vendit, pasi Presidenti i......

Cilët janë partnerët kryesorë të tregtisë së hekurit dhe çelikut të BE-së?
Në vitin 2024, BE eksportoi hekur dhe çelik dhe artikuj të ngjashëm me vlerë 77.8 miliardë euro dhe importoi 73.1 miliardë euro. Kjo rezultoi në një suficit......

“Akullnajat po shkrijnë më shpejt se kurrë” - Humbja masive e akullit rrezikon jetën e miliona njerëzve
Akullnajat anembanë globit po shkrijnë më shpejt se kurrë, me periudhën e fundit trevjeçare që po sheh humbjen më të madhe të masës akullnajore të......