Nis në DigitAlb “KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares!
“KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares Shqiptare në DigitAlb, vjen në këto kualifikuese të Botërorit 2026 me një format të ri.
Nën moderimin e modeles shqiptare, Françeska Rustem dhe shoqërinë e dy ekspertëve të futbollit si Redi Jupi e Eros Grezda, ekipi i KUQeZI nga SuperSport do të jetë në fushë, aty ku zbret edhe Kombëtarja, me rrugëtimin që nis prej të hënës ora 20:00 në Arenën Kombëtare me ndeshjen Shqipëri-Andorra, LIVE në DigitAlb.
Kjo është ndeshja e parë e Kombëtares sonë në Tiranë. Bashkë me Françeskën, në studion e improvizuar në fushën e stadiumit do të jenë dhe disa analistë dhe gazetarë të njohur në vend.
Aty do të analizohet momenti i kombëtarës sonë, situata në grupin kualifikues, intervista me lojtarët e ekipit kombëtar, me trajnerin Silvinjo dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
E ftuar në emisionin Procesi Sportiv ne Top Channel pak ditë më parë Françeska u shpreh entuziaste për projektin e ri me DigitAlb, për të përjetuar nga afër emocionet e ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe tifozëve në stadium.
Ndeshjet e Kombëtares Kuqezi janë vetëm një pjesë e transmetimeve që ofron DigitAlb gjatë këtyre ditëve. Deri të martën e 25 Marsit aty do të transmetohen edhe ndeshjet Islandë – Kosovë për playoff-in e Nations League, si dhe duelet e forta Gjermani – Itali apo Spanjë – Holandë për çerekfinalet e Nations League.
Sondazh

Shqipëria bën progres në luftën ndaj korrupsionit - “Lider rajonal”, Rama: Inteligjenca Artificiale në proceset e Kadastrës
U prezantua raporti i GRECO-s, ku Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Rama......

Shqipëria do të ketë një Park Besimi - Hapet Konkursi ndërkombëtar për Masterplanin. 40 mijë euro për fituesin
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur hapjen e tenderit për Parkun e Besimit, konkurs ndërkombëtar për projektimin e......

Mbi 300 mld euro “kursime” për Gjermaninë - Studimi: Eficienca energjetike do të ulë kostot, përshpejtojë tranzicionin
Gjermania mund të kursejë më shumë se 300 miliardë euro deri në vitin 2035 duke zbatuar tranzicionin e energjisë në mënyrë më efikase, sipas një studimi nga......

Sa para’ harxhojnë shqiptarët për Netflix? Rreth 3.4 milionë euro në vit. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë meshkujt
Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg......

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë prioritet” - Berisha: Më shumë se dyfishim fondesh. Status ligjor të veçantë për artistët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës për artin dhe kulturën, hartuar në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad......

Tuneli i Llogarasë, hapet tenderi për rrugët lidhëse - 5.1 milionë euro, punimet zgjasin 10 muaj pas lidhjes së kontratës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, ashtu sikurse ishte parlajmëruar pak ditë më parë edhe......

BE kërkon të krijojë treg të vetëm për mbrojtjen - Synohet konsolidimi i industrisë për të konkurruar me SHBA-në, Kinën
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dëshiron të krijojë një treg të vetëm për produktet dhe shërbimet evropiane të mbrojtjes. Industria e......

“Parfume nga Shqipëria drejt Europës” - Rama: Investimet në infrastrukturë kanë tërhequr sipërmarrësit e huaj
Investimet e huaja në Shqipëri po prekin çdo sektor, duke përfshirë edhe prodhimin e parfumeve. Një shembull i tillë është rasti i një kompanie holandeze, e......