Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet-Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’ socialistët premtojnë se fundi i madatit të tyre të katërt do ta gjejë Shqipërinë me pension minimal 200 euro, 2-fishi i atij që është sot. Pension minimal konsiderohet pensioni social që e marrin të gjithë ata qytetarë që mbushin moshën 70 vjeç dhe nuk kanë plotësuar as 15 vite punë. Me reformën e re të skemës së pensioneve socialistët synojnë të rrisin ndjeshëm edhe pensionin mesatar që sot përllogaritet në 175 euro.
Me ambicien për rritje të qëndrueshme ekonomike në afro 4% gjatë këtij 5 vjeçari, me pritshmëritë për fluks turistësh e investimesh PS në programin e saj premton pagë mesatare 1000 euro në vitin 2030, nga 850 euro që është aktualisht. Kurse paga mesatare në sektorin publik nga 1000 euro sot do të rritet në 1300 euro në vitin 2030.
Paralelisht me rritjen e pagës mesatare, synohet tkurrje me 2.8% e papunësisë në vend. Nga 8.8% që u mbyll viti 2024, socialistët në programin e tyre presin ulje të papunësisë në 6%.
Sondazh

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën-Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Raporti i DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave, ja rreziqet
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......

Programi i partive për pensionistët-Kondi: Nuk përmbushin pritshmëritë e të moshuarëve
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike kanë shpalosur programet e tyre për pensionistët. Eksperti fiskal Ramadan Kondi, i ftuar në emisionin......

10 vite transformim në Urgjencën Kombëtare Rama: Është një nga krenaritë e reformave që ne kemi bërë
Me 3.5 milionë thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një histori transformimi. Flota e......

Dita Botërore e Sindromës Down - QTU flet përmes veprave, gjuhës e përshirjes
Në Ditën Botërore të Sindromës Down, QTU ka zgjedhur t’i rikujtojë vizitorëve dhe komunitetit rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me......

Balluku: 1800 pozicione pune në Panairin e Fierit-Mbi 50 kompani të fushave të ndryshme shpalosin ofertat e tyre për qytetarët
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte në Fier për të vizituar Panairin e Punës, i cili po......

Trump “lulëzon” turizmin në Groenlandë! - Deklaratat e presidentit amerikan dhe aeroporti i ri tërheqin vizitorët
Groenlanda shpreson se aeroporti i ri ndërkombëtar i kryeqytetit Nuuk do të nxisë turizmin dhe do të diversifikojë ekonominë e vendit, pasi Presidenti i......

Cilët janë partnerët kryesorë të tregtisë së hekurit dhe çelikut të BE-së?
Në vitin 2024, BE eksportoi hekur dhe çelik dhe artikuj të ngjashëm me vlerë 77.8 miliardë euro dhe importoi 73.1 miliardë euro. Kjo rezultoi në një suficit......