Balluku: 1800 pozicione pune në Panairin e Fierit-Mbi 50 kompani të fushave të ndryshme shpalosin ofertat e tyre për qytetarët
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte në Fier për të vizituar Panairin e Punës, i cili po organizohet këtë vit nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në çdo qytet të Shqipërisë.
Balluku u shpreh se shumë të rinj kanë shfaqur interes për pozicionet e punës të ofruara nga mbi 50 kompani të fushave të ndryshme.
“Janë shpallur 1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani. 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, kemi parë në fushën e ndërtimit, në linjat e prodhimit, në arsim madje dhe në hoteleri-turizëm”.
Sipas Zëvendëskryeministres, ky është një nga panairet e punës më të suksesshme, ku shumë persona të interesuar për punë kanë shkëmbyer kontakte me kompanitë e pranishme.
“Të gjithë numrat që janë marrë dhe kontaktet për sa i përket interesit të ndryshëm do të kalojnë pastaj në një fazë intervistimi, për të konkluduar me kontratat, sigurisht me ata që përmbushin kushtet. Kështu që kjo ka qenë një ditë shumë frytdhënëse dhe unë besoj që është thjesht një hap i parë dhe në panarin tjetër, për shkak të të gjithë rasteve të suksesit që do të vijnë përmes këtij panairi, do të ketë edhe më shumë pjesëmarrës”.
Panairi i Punës ka për qëllim të bashkojë të gjithë aktorët e tregut të punës, ku të konkretizohet përpjekja e punëdhënësit dhe punëmarrësit për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës.
Sondazh

Trump “lulëzon” turizmin në Groenlandë! - Deklaratat e presidentit amerikan dhe aeroporti i ri tërheqin vizitorët
Groenlanda shpreson se aeroporti i ri ndërkombëtar i kryeqytetit Nuuk do të nxisë turizmin dhe do të diversifikojë ekonominë e vendit, pasi Presidenti i......

Cilët janë partnerët kryesorë të tregtisë së hekurit dhe çelikut të BE-së?
Në vitin 2024, BE eksportoi hekur dhe çelik dhe artikuj të ngjashëm me vlerë 77.8 miliardë euro dhe importoi 73.1 miliardë euro. Kjo rezultoi në një suficit......

“Akullnajat po shkrijnë më shpejt se kurrë” - Humbja masive e akullit rrezikon jetën e miliona njerëzve
Akullnajat anembanë globit po shkrijnë më shpejt se kurrë, me periudhën e fundit trevjeçare që po sheh humbjen më të madhe të masës akullnajore të......

Nis në DigitAlb “KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares!
“KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares Shqiptare në DigitAlb, vjen në këto kualifikuese të Botërorit 2026 me një format të ri. Nën moderimin e modeles......

Shqipëria bën progres në luftën ndaj korrupsionit - “Lider rajonal”, Rama: Inteligjenca Artificiale në proceset e Kadastrës
U prezantua raporti i GRECO-s, ku Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Rama......

Shqipëria do të ketë një Park Besimi - Hapet Konkursi ndërkombëtar për Masterplanin. 40 mijë euro për fituesin
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur hapjen e tenderit për Parkun e Besimit, konkurs ndërkombëtar për projektimin e......

Mbi 300 mld euro “kursime” për Gjermaninë - Studimi: Eficienca energjetike do të ulë kostot, përshpejtojë tranzicionin
Gjermania mund të kursejë më shumë se 300 miliardë euro deri në vitin 2035 duke zbatuar tranzicionin e energjisë në mënyrë më efikase, sipas një studimi nga......

Sa para’ harxhojnë shqiptarët për Netflix? Rreth 3.4 milionë euro në vit. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë meshkujt
Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg......