Trump “lulëzon” turizmin në Groenlandë! - Deklaratat e presidentit amerikan dhe aeroporti i ri tërheqin vizitorët
Groenlanda shpreson se aeroporti i ri ndërkombëtar i kryeqytetit Nuuk do të nxisë turizmin dhe do të diversifikojë ekonominë e vendit, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e vendosi ishullin në qendër të vëmendjes globale.
Hapja e aeroportit në Nuuk në nëntor të vitit të kaluar e ka bërë më të lehtë udhëtimin në ishull. United Airlines ka vendosur të fillojë fluturimet direkte nga Nju Jorku në Nuuk në qershor, duke zëvendësuar itinerarin e mëparshëm, ku turistët detyroheshin të fluturonin përmes Kopenhagës dhe të kalonin tranzit në ish-bazën ushtarake amerikane Kangerlussuaq.
Ilulissat, qendra kryesore turistike e Groenlandës, e njohur për fjordin e akullit të listuar në UNESCO, do të hapë gjithashtu një aeroport të ri ndërkombëtar në vitin 2026, ndërsa një aeroport tjetër ndërkombëtar është në ndërtim e sipër në Qaqortoq në Groenlandën jugore. "Ne do të shohim një rritje të konsiderueshme këtë verë," tha Jens Lauridsen, CEO i Aeroporteve të Groenlandës.
Groenlanda u vendos në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në janar kur djali i Trump, Donald Trump Jr., mbërriti në aeroportin e sapohapur të Nuuk. Që atëherë, presidenti i SHBA-së ka dyfishuar zotimin për ta bërë ishullin e Arktikut pjesë të Shteteve të Bashkuara, për shkak të pasurisë së tij të mineraleve të rralla, kritike për industritë e teknologjisë së lartë.
"Tashmë, ne po marrim shumë më shumë prenotime sesa kemi marrë më parë, veçanërisht për shkak të një njeriu me mbiemrin Trump," thonë operatorët e Greenland Cruises, që ofrojnë udhëtime me varkë për të parë ajsbergët blu vezullues.
Shtresa e madhe e akullit të vendit, akullnajat, fjordet e thella dhe bollëku i jetës detare, janë atraksionet kryesore, ndërsa krenaria për kulturën lokale Inuite po rritet gjithashtu.
Statistikat e Groenlandës raportuan një rritje prej 14% nga viti në vit në numrin e pasagjerëve në janar. Numri i netëve në hotele ka parë një rritje të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, me 355,000 të regjistruara vitin e kaluar, nga 210,000 në 2014. Tre të katërtat e operatorëve turistikë raportuan një rritje të prenotimeve në tre muajt pas hapjes së aeroportit të ri të Nuuk, sipas Visit Greenland.
Sondazh

Cilët janë partnerët kryesorë të tregtisë së hekurit dhe çelikut të BE-së?
Në vitin 2024, BE eksportoi hekur dhe çelik dhe artikuj të ngjashëm me vlerë 77.8 miliardë euro dhe importoi 73.1 miliardë euro. Kjo rezultoi në një suficit......

“Akullnajat po shkrijnë më shpejt se kurrë” - Humbja masive e akullit rrezikon jetën e miliona njerëzve
Akullnajat anembanë globit po shkrijnë më shpejt se kurrë, me periudhën e fundit trevjeçare që po sheh humbjen më të madhe të masës akullnajore të......

Nis në DigitAlb “KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares!
“KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares Shqiptare në DigitAlb, vjen në këto kualifikuese të Botërorit 2026 me një format të ri. Nën moderimin e modeles......

Shqipëria bën progres në luftën ndaj korrupsionit - “Lider rajonal”, Rama: Inteligjenca Artificiale në proceset e Kadastrës
U prezantua raporti i GRECO-s, ku Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Rama......

Shqipëria do të ketë një Park Besimi - Hapet Konkursi ndërkombëtar për Masterplanin. 40 mijë euro për fituesin
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur hapjen e tenderit për Parkun e Besimit, konkurs ndërkombëtar për projektimin e......

Mbi 300 mld euro “kursime” për Gjermaninë - Studimi: Eficienca energjetike do të ulë kostot, përshpejtojë tranzicionin
Gjermania mund të kursejë më shumë se 300 miliardë euro deri në vitin 2035 duke zbatuar tranzicionin e energjisë në mënyrë më efikase, sipas një studimi nga......

Sa para’ harxhojnë shqiptarët për Netflix? Rreth 3.4 milionë euro në vit. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë meshkujt
Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg......

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë prioritet” - Berisha: Më shumë se dyfishim fondesh. Status ligjor të veçantë për artistët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës për artin dhe kulturën, hartuar në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad......