Shqipëria Postuar më 21 Mars 2025, 17:21

Dita Botërore e Sindromës Down - QTU flet përmes veprave, gjuhës e përshirjes

Nga Ledina Elezi

Dita Botërore e Sindromës Down - QTU flet përmes veprave,

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, QTU ka zgjedhur t’i rikujtojë vizitorëve dhe komunitetit rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me Sindromën Down.

Më 21 mars, që na sjell në vëmendje se një kromozom shtesë është thjesht një arsye më shumë për të përqafuar veçantinë, QTU po ndan mesazhe të forta për ndërgjegjësimin, pranimin dhe dashurinë. Në qendër është ngritur një instalacion unik, ku të gjithë kalimtarët, vizitorë apo punonjës, mund të lënë shenjën e tyre të duarve në ngjyrat simbolike të fushatës botërore – të pikturojnë apo të shkruajnë mesazhe inkurajuese për personat me sindromën Down.

Aktivitetet sociale të ndërmarra nga QTU, mbështeten nga Fondacioni Mane që, nën kujdesin e veçantë të themeluesit të tij Z.Samir Mane, e qendërzon kontributin si në edukim, mjedis, trashëgimi kulturore, po ashtu edhe në shëndetin dhe mirëqenien e grupeve të veçanta sociale.

Përpos aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, stafi i QTU ka zgjedhur t’i bashkohet fushatës “Çorapet Shumëngjyrëshe” dhe të ndikojë sadopak në fondet e mbledhura të cilat shkojnë për shërbimet terapeutike të fëmijëve me këtë sindromë. “Çorapet Shumëngjyrëshe” mund t’i gjeni në dyqanin Okaidi në QTU, e cila ju fton të bëheni dhe ju pjesë e nismës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat