Shqipëria Postuar më 21 Mars 2025, 20:25

Raporti i DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave, ja rreziqet

Nga SCAN TV

Raporti i DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër

‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu thuhet në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili fillimisht vlerëson punën e bërë për përmirësimin ligjor. ‘Shqipëria vazhdon të përparojë në përmirësimin e regjimit të saj kundër pastrimit të parave/luftës kundër financimit të terrorizmit. Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin e nivelit të lartë’, thuhet në raport. Ndërkohë në renditjen e dobësive raporti specifikon se ‘Korrupsioni, krimi i organizuar, boshllëqet në kuadrin e tij ligjor dhe rregullator dhe pengesat në komunikimin ndërinstitucional e bëjnë Shqipërinë të pambrojtur ndaj pastrimit të parave. Organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë me homologët e tyre në Evropë dhe Amerikën e Jugut, dhe trafikimi i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë burimet kryesore të fondeve të pastruara’. Sipas raportit ‘Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore, mashtrimin e kontratave qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para, kontrollet e dobëta kufitare dhe zbatimi i dobët doganor lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Remitancat dhe investimet nga jashtë ndonjëherë errësojnë burimet e fondeve’.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat