Më shumë kaos në udhëtime - Ndërsa valët e ftohta sjellin më shumë borë në Evropë

Më shumë fluturime do të anulohen, trenat do të vonohen dhe rrugët do të bllokohen nga bora në të gjithë Evropën në ditët në vijim, ndërsa parashikohet që një valë e të ftohtit të përkeqësohet, duke sjellë edhe më shumë reshje të dendura bore pas disa ditësh ndërprerjesh të udhëtimeve.
Autoritetet në Holandë u thanë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi të mërkurën nëse është e mundur, pasi pritet një stuhi e re bore. Ministri francez i Transportit, tha se linjave ajrore u ishte urdhëruar të anulonin të paktën 40% të fluturimeve në aeroportin kryesor të Parisit, Charles de Gaulle dhe një të katërtën e fluturimeve në aeroportin më të vogël Orly. Transporti publik në rajonin e Parisit ndoshta do të ndërpritet gjithashtu nga bora, shtoi ai.
Ndërsa priten përsëri reshje bore, linja ajrore holandeze KLM tha se kishte anuluar paraprakisht 600 fluturime të mërkurën për të shmangur anulimet e minutës së fundit që mund t’i linin udhëtarët të bllokuar në aeroportin Schiphol, një nga qendrat kryesore të Evropës.
KLM kishte anuluar 400 fluturime në Schiphol të martën dhe u kishte thënë udhëtarëve, të qëndronin larg aeroportit për të parandaluar mbipopullimin.
Në Gjermani, temperaturat ranë shumë nën minus 10 gradë Celsius në jug dhe lindje të vendit dhe pjesa më e madhe e vendit ishte e mbuluar me borë.
Në Britani, Zyra Meteorologjike tha se rreziqet e motit dimëror mund të vazhdojnë gjatë gjithë javës për pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat gjatë natës deri të martën kishin rënë deri në -12.5 gradë Celsius në Marham, Norfolk, në Anglinë lindore, duke shënuar natën më të ftohtë të dimrit deri më tani.
Bora dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar gjithashtu kaos në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke mbyllur rrugët, ndërprerë energjinë elektrike dhe shkaktuar përmbytje të lumenjve.
Dollari amerikan rikuperon pikë – Dobësohet Franga zvicerane
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme duke u blerë me 81.8 lekë dhe duke u shitur me 83 lekë......
Epokë e re e blerjeve me inteligjencë artificiale - Si mund të zgjidhen markat nga algoritmet
Përhapja më e madhe e inteligjencës artificiale po i detyron një numër sektorësh të hyjnë në një tranzicion të shpejtë, dhe blerjet nuk bëjnë përjashtim. Një......
Dy euro për të vizituar shatërvanin Trevi - Bashkia e Romës kërkon të menaxhojë flukset e larta turistike
Nga 7 janari, turistët në Romë do të duhet të paguajnë dy euro për të vizituar Shatërvanin e Trevit, por hyrja mbetet falas për banorët. Masa është e fundit......
Problemi me fluturimet në Greqi - Kush do të paguajë për anulimet dhe vonesat? Çfarë duhet të dinë pasagjerët
Një ndërprerje e paprecedentë e komunikimit në Qendrën e Kontrollit të Zonës Athinë-Maqedoni (KEPATHM) paralizoi transportin ajror të Greqisë të dielën në......
Makinat e vjetra, drejt largimit - Kur dhe cilat automjete do të “dalin në pension”
Një plan për tërheqjen graduale të automjeteve të vjetra në nivel të Bashkimit Evropian po promovohet, me qëllim kufizimin e emetimeve të ndotësve dhe......
Mot i keq, dy fluturime devijuan në Bari. Balluku: Priten vonesa edhe sot
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në Facebook, njofton mbi situatën në Aeroportin e Rinasit. "Gjatë 24 orëve......
Ministri Salla nga Durrësi: Hidrovori Spitallë në funksion me kapacitete të plota, ndërhyrje të koordinuara
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një inspektim në hidrovorin Spitallë, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana......
Presidenti Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave/ Tatimi 5%, një vit afat për procedurat
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Tashmë, individët të mund të rivlerësojnë pronat e tyre me një normë......


