Ministri Salla nga Durrësi: Hidrovori Spitallë në funksion me kapacitete të plota, ndërhyrje të koordinuara

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një inspektim në hidrovorin Spitallë, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, prefektin e qarkut dhe drejtorin e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, për të monitoruar nga afër situatën e krijuar si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë zonën.
Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi se Durrësi është përballur me një intensitet shumë të lartë reshjesh gjatë orëve të fundit, çka ka sjellë disa problematika të lidhura me përmbytjet dhe prurjet e shtuara. “Jemi në rezervuarin e Spitallës për të monitoruar nga afër situatën në të cilën ndodhet Durrësi sot, me reshje të rrëmbyeshme dhe problematika të evidentuara gjatë orëve të fundit,” u shpreh ministri.
Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve, duke theksuar se bashkëpunimi mes bashkisë, emergjencave civile, bordeve të kullimit, prefekturës dhe strukturave teknike është thelbësor për menaxhimin e situatës. “Duhet të vijojmë me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, sidomos duke pasur parasysh se, sipas parashikimit të motit, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim,” tha Salla.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se strukturat janë në gatishmëri për të ndjekur situatën në kohë reale dhe për të ndërhyrë sipas nevojës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të prurjeve dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme.
Institucionet përkatëse do të vijojnë monitorimin e situatës në orët dhe ditët në vijim, në funksion të mbrojtjes së tokës bujqësore, infrastrukturës dhe sigurisë së qytetarëve.
Presidenti Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave/ Tatimi 5%, një vit afat për procedurat
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Tashmë, individët të mund të rivlerësojnë pronat e tyre me një normë......
Reshjet intensive, Vengu mbledh Emergjencat Civile - Monitorim i shtuar në Lezhë e Durrës, institucionet në gatishmëri
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ku u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut......
Probleme në të gjithë vendin nga reshjet e shiut - Strukturat përkatëse, në terren për normalizimin e situatës
Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit që prej orëve të para të ditës së sotme. Për pasojë janë evidentuar disa......
Cilat janë prioritetet e turizmit për 2026-ën? - Topuzi: Sfidat e reja, sezoni gjithëvjetor dhe turizmi i identitetit
Teksa janë duke përfunduar bilancet se si performoi turizmi vitin që sapo u mbyll, sektori përgatitet për sfidat e vitit 2026. Sipas Kreut të Shoqatës së......
Modifikimi i kontratave publike - APP, kujtesë institucioneve: Ndryshimet, vetëm kur i parashikon ligji
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon autoriteteve dhe enteve kontraktore, të zbatojnë legjislacionin në fuqi për modifikimin e kontratave dhe marrëveshjeve......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan edhe pse e nisi këtë vit pozitivisht ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......
Takime me kompanitë e naftës për Venezuelën - Administrata Trump, gati të rindërtojë infrastrukturën energjetike të vendit Latin
Administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon të takohet me drejtuesit e kompanive amerikane të naftës më vonë këtë javë për të diskutuar rritjen e......
Mbiçmimi i lekut u “kushtoi” doganave 95 mln euro - Të ardhurat arritën 2.5 miliardë euro në 2025-ën, me rritje vjetore 4,3%
Administrata Doganore ka përmbyllur vitin 2025 me rezultate pozitive në mbledhjen e të ardhurave, duke arkëtuar rreth 240 miliardë lekë, ose afërsisht 2.5......


