Makinat e vjetra, drejt largimit - Kur dhe cilat automjete do të “dalin në pension”

Një plan për tërheqjen graduale të automjeteve të vjetra në nivel të Bashkimit Evropian po promovohet, me qëllim kufizimin e emetimeve të ndotësve dhe modernizimin e flotës. Politika e re evropiane thekson përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit, pasi automjetet e vjetra janë një burim i madh ndotjeje, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane.
Greqia, e cila është ndër vendet me flotat më të vjetra në Evropë, me një moshë mesatare të automjeteve prej 17.3 vitesh, pritet të jetë në qendër të ndryshimeve. Zëvendësimi i makinave të vjetra konsiderohet i nevojshëm, pasi shumë prej tyre nuk i plotësojnë më standardet moderne mjedisore.
Sipas Bashkimit Evropian, tërheqja do të përfshijë automjetet që plotësojnë disa kushte specifike.
Palëvizshmëria: Mjetet që mbeten jashtë qarkullimit për një periudhë të gjatë kohore do të konsiderohen mbeturina dhe do të dërgohen për skrap.
Kontrolli teknik: Automjetet që nuk e kanë kaluar për dy vjet rresht, ose që nuk e kanë kaluar inspektimin pa u riparuar do të tërhiqen detyrimisht nga qarkullimi.
Kostoja e riparimit: Nëse riparimi i dëmtimeve serioze, siç është ai i një motori ose kutie shpejtësie, tejkalon vlerën e automjetit, do të rekomandohet që ai të shkojë për skrap.
Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA) ka propozuar një kalendar me faza, i cili pritet të miratohet nga BE-ja dhe parashikon:
Viti 2026: Tërheqja e automjeteve Euro 1.
Viti 2030: Tërheqja e automjeteve Euro 2.
Viti 2034: Tërheqja e automjeteve Euro 3.
Viti 2039: Tërheqja e automjeteve Euro 4.
Viti 2043: Tërheqja e automjeteve Euro 5.
Viti 2050: Tërheqja e automjeteve Euro 6.
Bazuar në këtë kalendar, BE synon të eliminojë gradualisht automjetet më ndotëse, duke inkurajuar miratimin e teknologjive më të pastra dhe rinovimin e flotës në të gjithë Evropën.
Mot i keq, dy fluturime devijuan në Bari. Balluku: Priten vonesa edhe sot
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në Facebook, njofton mbi situatën në Aeroportin e Rinasit. "Gjatë 24 orëve......
Ministri Salla nga Durrësi: Hidrovori Spitallë në funksion me kapacitete të plota, ndërhyrje të koordinuara
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një inspektim në hidrovorin Spitallë, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana......
Presidenti Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave/ Tatimi 5%, një vit afat për procedurat
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Tashmë, individët të mund të rivlerësojnë pronat e tyre me një normë......
Reshjet intensive, Vengu mbledh Emergjencat Civile - Monitorim i shtuar në Lezhë e Durrës, institucionet në gatishmëri
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ku u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut......
Probleme në të gjithë vendin nga reshjet e shiut - Strukturat përkatëse, në terren për normalizimin e situatës
Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit që prej orëve të para të ditës së sotme. Për pasojë janë evidentuar disa......
Cilat janë prioritetet e turizmit për 2026-ën? - Topuzi: Sfidat e reja, sezoni gjithëvjetor dhe turizmi i identitetit
Teksa janë duke përfunduar bilancet se si performoi turizmi vitin që sapo u mbyll, sektori përgatitet për sfidat e vitit 2026. Sipas Kreut të Shoqatës së......
Modifikimi i kontratave publike - APP, kujtesë institucioneve: Ndryshimet, vetëm kur i parashikon ligji
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon autoriteteve dhe enteve kontraktore, të zbatojnë legjislacionin në fuqi për modifikimin e kontratave dhe marrëveshjeve......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan edhe pse e nisi këtë vit pozitivisht ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......


