Shqipëria Postuar më 7 Janar 2026, 09:58

Dollari amerikan rikuperon pikë – Dobësohet Franga zvicerane

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan rikuperon pikë – Dobësohet Franga zvicerane

Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme duke u blerë me 81.8 lekë dhe duke u shitur me 83 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë sot me 95.8 lekë dhe është shitur me 97 lekë duke mos pësuar ndryshime apo luhatje të konsiderueshme të vlerës krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar zbritje të vlerës në raport me ditën që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 103.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë sot me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.3 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat