Europa Postuar më 26 Nëntor 2025, 09:46

Greqi, turizmi sjell mbi 20 miliardë euro - Të ardhurat u rritën me 9%. Mbi 31 milionë turistë vizituan vendin

Nga Kristi Ceta

Greqi, turizmi sjell mbi 20 miliardë euro - Të ardhurat u rritën

Të ardhurat nga turizmi arritën më shumë se 20 miliardë euro gjatë periudhës janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Greqisë, ky zhvillim reflekton një zgjerim prej 4% të numrit të turistëve, me gjithsej 31.6 milionë persona që vizituan vendin.

Mbërritjet me avion u rritën me 4.3%, njëlloj si hyrjet përmes pikave kufitare tokësore (4.3%). Gjatë periudhës së shqyrtuar, udhëtimet nga vendet e BE-së arritën në 18.8 milionë vizitorë, një rritje prej 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa mbërritjet nga vendet jashtë BE-së u zgjeruan me 9.3%, në 12.7 milionë.

Vizitorët nga Gjermania shënuan një rritje prej 8.2%, duke arritur në 4.8 milionë vizitorë, ndërsa udhëtarët nga Franca u tkurrën me 0.6%, duke regjistruar 1.8 milion vizitorë. Një rritje prej 7.1% shënuan edhe turistët italianë, që arritën në 1.9 milionë.

Ndër vendet jashtë BE-së, udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar u zgjeruan me 4.3%, në 4 milionë vizitorë, ndërsa udhëtimet nga SHBA u shtuan me 5.6%.

Sektori i turizmit mbetet një shtyllë kyçe e ekonomisë greke, duke kontribuuar ndjeshëm në zhvillimin e të ardhurave kombëtare dhe krijimin e vendeve të punës.

Të ardhurat në këtë sektor u rritën me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe regjistruan 20.1 miliardë euro. Kjo u nxit si nga rritja me 5.6% e të ardhurave nga rezidentët e vendeve të BE-së, që shkuan 10.9 miliardë euro, ashtu edhe nga zgjerimi prej 12.7% i të ardhurave nga rezidentët e vendeve jashtë bllokut, (8.1 miliardë euro).

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat