IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani - Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës artificiale.
Sipas Fondacionit Kombëtar për Kërkime Arsimore, pozicionet më të rrezikuara janë ato në punët e zanatit, operimi i makinerive dhe punët administrative. Ndërkohë, profesionistët me aftësi të larta pritet të jenë më shumë të kërkuara, pasi avancimet teknologjike po rrisin ngarkesën e punës “të paktën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme”. Në total, raporti parashikon që ekonomia britanike të shtojë 2.3 milionë vende pune deri në vitin 2035, por shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë.
Të dhënat bien ndesh me kërkime të tjera, që cilat sugjerojnë se inteligjenca artificiale do të prekë më shumë profesionet e paguara dhe teknike, si inxhinieria e softuerit apo konsulenca menaxheriale, sesa punët manuale. Një studim i King’s College, i publikuar në tetor, vlerësoi se firmat me pagesat më të larta humbën rreth 9.4% të vendeve të punës midis viteve 2021 dhe 2025, periudhë që përfshin edhe kohën pas daljes në treg të ChatGPT në vitin 2022.
Qeveria britanike rendit konsulentët e menaxhimit, psikologët dhe profesionistët ligjorë si më të ekspozuar ndaj inovacionit, ndërsa sportistët, rinovuesit e çative dhe muratorët kanë më pak gjasa të zëvendësohen.
Javën e kaluar, firma ligjore Clifford Chance njoftoi se po largon 10% të stafit të shërbimeve të biznesit në Londër, rreth 50 pozicione, pjesërisht për shkak të inteligjencës artificiale. Edhe drejtues të tjerë po tërhiqen nga planet për të punësuar 100,000 persona ndërmjet 2021 dhe 2026, duke thënë se “bota ka ndryshuar” dhe teknologjia ka reduktuar nevojat e rekrutimit.
Sipas fondacionit, efektet mbi fuqinë punëtore britanike pritet të jenë komplekse, duke sjellë rritje të kërkesës për disa profesione dhe tkurrje të vendeve fillestare të punës fillestare dhe të pozicioneve me aftësi të ulëta. Kjo e fundit i shqetëson ekspertët, pasi njerëzit që humbasin punët më pak të kualifikuara do ta kenë të vështirë të rikualifikohen në një ekonomi që po ndryshon me shpejtësi.
Inovacioni gjerman, në stanjacion - Vendi mbetet pas në teknologjitë e së ardhmes
Kapaciteti i inovacionit në Gjermani është në stanjacion, me vendin që qëndron i 12-ti në renditje, sipas studimit të fundit. Kjo vjen ndërsa konkurrentë si......
Mundësi punësimi për çdo nivel arsimor - AKPA publikon 6 mijë vende vakante
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6000 vende të lira pune, të cilat janë të shpallura në portalin puna.gov.al, duke ofruar një......
“Gjobat për mjedisin nuk vilen” - Qirjo: 23 mln euro të paarkëtuara. Dëmet procedohen si kundravajtje, jo si krime
Shkeljet e ligjit që mbron mjedisin natyror, tokën, ujin, pyjet, ajrin etj., janë një realitet i përditshëm dhe flagrant, por vendosja e drejtësisë duket më......
Cilët shtetas erdhën më pak në Shqipëri këtë vit? Letonezët dhe bjellorusët. Izraeli, Egjipti dhe India shënojnë rekord hyrjesh
Shqipëria po regjistron një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj gjatë periudhës Janar-Tetor 2025, duke shënuar një total prej 11.1 milionë hyrjesh, një......
Sistem performance për bashkitë - Demo: Granti, bazuar në zbatimin e planeve
Bashkitë kanë shënuar progres në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane. Gjatë konferencës ku u......
Emergjencat civile, fondi të jepet sipas riskut - Çako: Ka nisur vlerësimi sipas bashkive. Mos të shpërndahet vetëm në bazë projektesh
Fondi për emergjencat civile duhet të shpërndahet sipas riskut që ka secila bashki dhe jo sipas projekteve. Në Komisionin Parlamentar për Çështjet e......
Pse bizneset shqiptare nuk përdorin financimin kolektiv? - Bajraktari: Mungon ligji dhe kultura e sipërmarrjeve
Crowdfunding, ose financimi kolektiv është një nga mënyrat më moderne të financimit të bizneseve dhe testimit të ideve të reja, po përdoret gjithnjë e më......
Cilat janë kërkesat e biznesit për qeverinë? - Jaka: TVSH për ushqimet 7%, ulje e tatimit për shitjen e pronave
Sipërmarrja kërkon një sërë lehtësisht fiskale të cilat do ta bënin atë konkurruese dhe do të ulnin ndjeshëm kostot. Gjatë dëgjesës në Komisionin e......





