Gjermania planifikon rritjen e forcave ushtarake/ Synon të arrijë 260,000 trupa. Rekrutim i detyrueshëm në rast nevoje

Qeveria gjermane njoftoi një plan për rritjen e forcave ushtarake, duke përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm pjesërisht.
Diskutimet mbi mënyrën e rritjes së numrit të ushtarëve aktivë dhe rezervistëve në Bundeswehr (ushtrinë gjermane), janë shtuar ndjeshëm që pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022.
Frika për kërcënime të mëtejshme ushtarake nga Rusia, si dhe perceptimi i një mbështetjeje të pamjaftueshme nga SHBA, kanë detyruar vendet evropiane të përgatiten më shumë kundër një sulmi të mundshëm rus ndaj NATO-s.
Qeveria e përbërë nga CDU/CSU dhe Partia Socialdemokrate tha në një deklaratë se ka vendosur të arrijë një total prej rreth 260,000 ushtarësh, nga 180,000 aktualisht, si dhe rreth 200,000 rezervistë.
Plani parashikon që vitin e ardhshëm të dërgohen pyetësorë për të gjithë 18-vjeçarët, duke i pyetur ata për motivimin dhe përshtatshmërinë me ushtrinë dhe duke i informuar mbi mundësinë e angazhimit vullnetar. Për meshkujt, përgjigjja do të jetë e detyrueshme. Një pagesë mujore prej 2,600 eurosh do t’u ofrohet atyre që regjistrohen vullnetarisht.
Megjithatë, nëse objektivi nuk arrihet përmes regjistrimit vullnetar, qeveria synon gjithashtu të vendosë regjistrimin e detyrueshëm për të mbushur boshllëqet e mbetura. Objektivi i mëparshëm prej 203,000 ushtarësh nuk u arrit përmes regjistrimit vullnetar. Rekrutët do të zgjidhen në mënyrë rastësore “si zgjidhje e fundit,” thuhet në njoftim.
Shërbimi ushtarak i detyrueshëm për meshkujt ekzistonte në Gjermani deri në vitin 2011. Pezullimi i tij mund të anulohet me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Ndërsa për të përfshirë gratë, do të duhej të ndryshohej kushtetuta gjermane.
Ndryshime në kontratat e energjisë/ Komuniteti i Energjisë: Rregullorja e re rrit besimin e investitorëve dhe ndërton treg konkurrues
Rritje e besimit të investitorëve dhe forcim i rolit të Shqipërisë në ndërtimin e një tregu të energjisë elektrike më konkurrues dhe më të qëndrueshëm”. Këto......
Pr/buxheti 2026, Kroacia parashikon deficit 2.9% - 35.7 miliardë të ardhura. Prioritet kyç, investimet për ushtrinë
Qeveria e Kroacisë miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm, që parashikon një deficit të barabartë me 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,......
“Sigurimet, përballë një sfide të jashtëzakonshme” - Kryeministri Rama: Të ndërtojmë një përgjigje më të fortë midis vendeve
Tirana ka mikpritur Konferencën Vjetore të Organizatës Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama numëroi sfidat me të......
663 milionë euro “kushtojnë” përjashtimet tatimore - Analiza e Financave me FMN/ 67% e totalit e zënë të ardhurat e munguara nga TVSH
Ministria e Financave, e asistuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka bërë një analizë të përjashtimeve nga tatimet të bizneseve në Shqipëri si dhe një......
Shqipëria, drejt hartave të reja kombëtare - FSHZH, investim 259 milionë lekë për digjitalizimin e territorit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për realizimin e një projekti, që synon modernizimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore,......
SHBA dhe Zvicra, pranë marrëveshjes për tarifat - Në fokus të bisedimeve, reduktimi i suficitit tregtar zviceran
Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra u afruan më shumë drejt një marrëveshjeje tregtare për të ulur tarifat 39% të vendosura nga Presidenti Donald Trump mbi......
BE, pagat mesatare u rritën me 5,2% - Cilat shtete kryesuan renditjen evropiane në vitin 2024?
Në vitin 2024, paga mesatare vjetore për një punë me orar të plotë arriti në 39,800 euro, duke shënuar një rritje prej 5.2% nga 37,800 euro që ishte në 2023,......
Turizmi merr “skenën ekonomike” në kryeqytet/ Rritja e hotelerisë dhe shërbimeve e ngre Tiranën në majë të PBB-së
Të dhënat më të fundit mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto tregojnë se Tirana vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar 43.86% të......





