Shqipëria Postuar më 14 Nëntor 2025, 10:47

“Sigurimet, përballë një sfide të jashtëzakonshme” - Kryeministri Rama: Të ndërtojmë një përgjigje më të fortë midis vendeve

Nga Fabjona Pasho

“Sigurimet, përballë një sfide të

Tirana ka mikpritur Konferencën Vjetore të Organizatës Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama numëroi sfidat me të cilat përballen sot kombet, duke theksuar se për vendet e vogla, këto sfida janë më të vështira, edhe për shkak të mbulimit të ulët të sigurimeve në raste fatkeqësish.

"Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike janë sfida që na ndikojnë të gjithëve dhe që kërkojnë prej nesh zgjidhje novatore gjithpërfshirëse. Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët. Për një të ardhme të qëndueshme duhet të përqafojmë një qasje tërësore ndaj rezistencës që merr në konsidertaë morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, bizneset e kombet. Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale janë të amplifikuara. Vitet e fundit na kanë treguar se sa shpejt mund t’i trazojnë krizat ekonomitë tona, dhe të stresojnë komunitetet. Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet mund të fshijnë vite. Rruga përpara është e qartë, na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë dhe të sigurohemi që këto zgjidhje të merren nga gjithkush”, tha Rama

Megjithatë, shefi i qeverisë shqiptare renditi edhe zgjidhjet e mundshme, të tilla si  bashkëpunimi rajonal dhe teknologjia.

“Ka zgjidhje, platforma digjitale po ndihmon të zgjerojmë shtrirjen tonë. Evoluimi i vazhdueshëm synon të krijojë tregje më efikase dhe të aksesueshme përfshirë sigurimet. Edukimi i qytetarëve me dije financiare do t’i ndhmojë t’i shikojnë sigurimet si pjesë thelbësore e jetës së tyre dhe investim në të ardhmet e tyre. Duke harmonizuar politikat midis vendeve, ndërtojmë një përgjigje më të fortë midis vendeve. Ne mund të transformojmë pasigurinë në rezistencë dhe kompleksitetin në forcë dhe krizën në mundësi të reja. Kjo është gjithmonë e më tepër botë e guximtarëve dhe moment kur zgjedhja nuk mund të jetë më e qartë ‘o të ecim përpara në rrugëtimin e inercisë, të mbyllim sytë përpara se ajsbergu të na fundosë të gjithë, apo të jemi të guximshëm, krijues dhe të bashkuar për një shteg të ri që do na shpëtojë të gjithëve’. Në botën e sotme është me interes është se askush nuk mund ta shpëtojë veten apo kombin e tij i vetëm. Ose të gjitha kombet do të bëhen bashkë për të shpëtuar njerëzimin, ose njerëzimi do të shkojë në ferr me të gjitha kombet së bashku", tha ai

Për Ramën, modernizimi i mbikëqyerjes së sigurimeve në Shqipëri dhe harmonizimi gradual me standartet e BE shënoi një hap të rëndësishëm drejt një sistem më të sigurt dhe të integruar financiar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat