SHBA dhe Zvicra, pranë marrëveshjes për tarifat - Në fokus të bisedimeve, reduktimi i suficitit tregtar zviceran

Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra u afruan më shumë drejt një marrëveshjeje tregtare për të ulur tarifat 39% të vendosura nga Presidenti Donald Trump mbi importet zvicerane. Pakti përfshin reduktimin e suficitit tregtar të Zvicrës me SHBA-në, pas bisedimeve të zhvilluara në Uashington, thanë zyrtarë nga të dy vendet.
Përfaqësuesi zviceran u tha gazetarëve pas takimit se palët “patën një bisedë shumë të mirë” dhe sqaruan “pothuajse gjithçka.” Një tjetër burim zviceran, që foli në kushte anonimiteti, u shpreh se praktikisht është arritur një marrëveshje.
Sipas zyrtarëve amerikanë, takimi ishte “shumë pozitiv” dhe mund të çojë në uljen e tarifave, nëse Trump pranon kushtet e propozuara.
Zyrtarët zviceranë paraqitën një plan për të reduktuar dhe eliminuar suficitin tregtar me SHBA-në. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë një ulje të ndjeshme të tarifave zvicerane për produktet amerikane, si dhe reduktime të barrierave jotarifore.
Zvicra kishte një suficit tregtar prej 38.3 miliardë dollarësh me SHBA-në në vitin 2024, sipas të dhënave të Zyrës së Regjistrimit të Popullsisë së SHBA-së. Ky suficit u rrit në 55.7 miliardë dollarë në vitin 2025 deri në korrik, kryesisht për shkak të shtimit të importeve amerikane gjatë tremujorit të parë, përpara se Trump të vendoste tarifat “reciproke” në fillim të prillit.
Zyrtari amerikan tha gjithashtu se njoftimet nga kompani farmaceutike zvicerane, si Roche, për të investuar në SHBA, kanë një ndikim pozitiv.
“Ekziston një përpjekje mjaft e fokusuar nga komuniteti i biznesit zviceran për t’u siguruar që shumë prej faktorëve që krijojnë deficitin tonë me Zvicrën të zhvendosen këtu në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që burimet e këtij shqetësimi të reduktohen ose eliminohen,” shpjegoi ai.
Para takimit në Uashington, një burim zviceran kishte thënë se vendi shpresonte që të arrihej një marrëveshje për uljen e tarifave në 15% këtë javë ose javën e ardhshme.
BE, pagat mesatare u rritën me 5,2% - Cilat shtete kryesuan renditjen evropiane në vitin 2024?
Në vitin 2024, paga mesatare vjetore për një punë me orar të plotë arriti në 39,800 euro, duke shënuar një rritje prej 5.2% nga 37,800 euro që ishte në 2023,......
Turizmi merr “skenën ekonomike” në kryeqytet/ Rritja e hotelerisë dhe shërbimeve e ngre Tiranën në majë të PBB-së
Të dhënat më të fundit mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto tregojnë se Tirana vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar 43.86% të......
Maqedonia e Veriut do të rrisë pagën minimale në mars - 2,000 denarë shtesë për të përmirësuar standardin e jetesës
Ministria e Ekonomisën në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se paga minimale do të shënojë rritje prej rreth 2,000 denarësh (32.5 euro) në muajin mars të vitit......
Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Paundin – Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.6......
Çmimet e energjisë elektrike në Evropë - Vendet perëndimore regjistrojnë tarifat më të larta
Çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror për familjarët dallojnë ndjeshëm mes vendeve evropiane gjatë vitit 2025. Ndërsa dimri afrohet, kërkesa për......
“Më shumë tepricë nafte vitin e ardhshëm” - IEA: Prodhimi global do të rritet, ndërsa kërkesa është ngadalësuar
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se tregu global i naftës do të përballet me një tepricë edhe më të madhe vitin e ardhshëm, deri në 4.09......
Kryeministri Edi Rama, në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve)
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve). Kjo është mbledhja më e madhe e......
Marrëveshja për energjinë, Balluku: Dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë Italiane
Marrëveshja për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë në Shqipërinë e Veriut është dëshmi e e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë Italiane. Kështu......





