Shqipëria, drejt hartave të reja kombëtare - FSHZH, investim 259 milionë lekë për digjitalizimin e territorit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për realizimin e një projekti, që synon modernizimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore, përmes fotografimit ajror digjital të territorit të Shqipërisë, prodhimit të imazheve ajrore si dhe skanimit LIDAR dhe krijimit të modeleve digjitale për administrimin e territorit. Vlera e përllogaritur e projektit është 259 milionë e 571 mijë lekë.
Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky investim vjen në kuadër të vizionit për zhvillimin e sektorit të gjeoinformacionit në vend, për të krijuar një pamje virtuale të realitetit dinamik të territorit, duke mundësuar analiza dhe projeksione të sakta për të ardhmen. Projekti parashikon prodhimin e imazheve ajrore me avion të orientuara nadir dhe oblik, skanimin LIDAR, krijimin e modeleve digjitale të terrenit për të gjithë territorin shqiptar. Këto të dhëna do të shërbejnë si hartë-bazë e unifikuar për institucionet publike dhe do të mundësojnë formulimin e planeve kombëtare për territorin.
Sipas ASIG, nevojat dhe kërkesat e shumë autoriteteve publike për informacion të përditësuar kanë diktuar këtë ndërhyrje të re, e cila pritet të mbështesë sektorë kyç si: planifikimi urban, menaxhimi i burimeve natyrore, bujqësia, turizmi, emergjencat civile dhe zhvillimi i infrastrukturës.
Falë teknologjive të reja si LIDAR, ortofoto RGB/CIR dhe modelet digjitale të terrenit, do të jetë e mundur të kryhen analiza të situatave të tilla: përfshirë erozionin, ndryshimet në përdorimin e tokës, zhvillimin e burimeve minerale, identifikimin e ndërtesave të reja apo të dëmtuara, si dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
Megjithatë, sektori i gjeoinformacionit në Shqipëri po përballet ende me sfida. Problemi kryesor mbetet mungesa e të dhënave të hartave bazë, të domosdoshme për mirëmbajtjen e regjistrave shtetërorë, Sistemi Kombëtar i Adresave, regjistri i ndërtesave dhe shumë shërbime të tjera publike. Hartografia ekzistuese rezulton e vjetëruar dhe e pasaktë, duke krijuar pengesa në zhvillimin urban e ekonomik, veçanërisht në zonat turistike dhe urbane, ku investimet kërkojnë informacion të detajuar topografik e vektorial.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës gjeohapësinore të vendit, duke krijuar bazën e nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm, planifikim efikas dhe rritje të transparencës në administrimin e territorit.
SHBA dhe Zvicra, pranë marrëveshjes për tarifat - Në fokus të bisedimeve, reduktimi i suficitit tregtar zviceran
Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra u afruan më shumë drejt një marrëveshjeje tregtare për të ulur tarifat 39% të vendosura nga Presidenti Donald Trump mbi......
BE, pagat mesatare u rritën me 5,2% - Cilat shtete kryesuan renditjen evropiane në vitin 2024?
Në vitin 2024, paga mesatare vjetore për një punë me orar të plotë arriti në 39,800 euro, duke shënuar një rritje prej 5.2% nga 37,800 euro që ishte në 2023,......
Turizmi merr “skenën ekonomike” në kryeqytet/ Rritja e hotelerisë dhe shërbimeve e ngre Tiranën në majë të PBB-së
Të dhënat më të fundit mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto tregojnë se Tirana vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar 43.86% të......
Maqedonia e Veriut do të rrisë pagën minimale në mars - 2,000 denarë shtesë për të përmirësuar standardin e jetesës
Ministria e Ekonomisën në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se paga minimale do të shënojë rritje prej rreth 2,000 denarësh (32.5 euro) në muajin mars të vitit......
Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Paundin – Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.6......
Çmimet e energjisë elektrike në Evropë - Vendet perëndimore regjistrojnë tarifat më të larta
Çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror për familjarët dallojnë ndjeshëm mes vendeve evropiane gjatë vitit 2025. Ndërsa dimri afrohet, kërkesa për......
“Më shumë tepricë nafte vitin e ardhshëm” - IEA: Prodhimi global do të rritet, ndërsa kërkesa është ngadalësuar
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se tregu global i naftës do të përballet me një tepricë edhe më të madhe vitin e ardhshëm, deri në 4.09......
Kryeministri Edi Rama, në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve)
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve). Kjo është mbledhja më e madhe e......





