Analiza Postuar më 14 Nëntor 2025, 10:03

Turizmi merr “skenën ekonomike” në kryeqytet/ Rritja e hotelerisë dhe shërbimeve e ngre Tiranën në majë të PBB-së

Nga Xhorxhina Deda

Turizmi merr “skenën ekonomike” në kryeqytet/ Rritja e

Të dhënat më të fundit mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto tregojnë se Tirana vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar 43.86% të PBB-së në vitin 2023. Krahasuar me vitin pararendës, pesha e kryeqytetit është zgjeruar, një trend që shoqërohet edhe me rritje në qarqet Vlorë, Fier dhe Dibër.

Analiza e strukturës së Vlerës së Shtuar Bruto tregon se segmentet që kanë përforcuar më shumë rolin ekonomik të Tiranës janë turizmi, tregtia dhe shërbimet. Grupi i aktivitetev që përfshin tregtinë me shumicë e pakicë, transportin, hotelerinë dhe shërbimet ushqimore ka qenë kontribuesi më i madh në PBB, duke arritur 24.2% të ekonomisë së Tiranës, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit.

Rritje të dukshme shënon edhe sektori i shërbimeve profesionale, teknike dhe administrative, i cili arrin në 13.4%, duke reflektuar zgjerimin e tregut të punës, konsolidimin e bizneseve të shërbimit dhe një orientim gjithnjë e më të madh të ekonomisë drejt sektorëve me vlerë të shtuar dhe ekspertizë.

Në vitin 2023, struktura e Vlerës së Shtuar Bruto në Tiranë paraqitet si më mposhtë: Bujqësia, gjuetia dhe pyjet; peshkimi me 2.0%, industria me 10.6%, ndërtimi me 16.7%, ndërsa grupi i aktiviteteve të tregtisë, transportit, magazinimit, hotelerisë dhe shërbimeve ushqimore arrin në 24.2%. Komunikacioni përfaqëson 5.4%, aktivitetet financiare dhe të sigurimit arrijnë në 1.6%, dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme zënë 5.9%. Aktivitetet profesionale, teknike, shkencore, administrative dhe shërbimet mbështetëse regjistrohen me 13.4%, ndërsa administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale përbëjnë 16.9%. Grupet e shërbimeve të tjera përfaqësojnë 3.3% të totalit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat