663 milionë euro “kushtojnë” përjashtimet tatimore - Analiza e Financave me FMN/ 67% e totalit e zënë të ardhurat e munguara nga TVSH

Ministria e Financave, e asistuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka bërë një analizë të përjashtimeve nga tatimet të bizneseve në Shqipëri si dhe një analizë të përjashtimeve që janë aktive në vende të tjera, me qëllim daljen në një rezultat se sa “peshojnë” në buxhet dhe cilat duhen hequr.
Shpenzimet tatimore, ose të njohura ndryshe si të ardhura të munguara, përfaqësojnë ato “të ardhura” që nuk arkëtohen në buxhetin e shtetit si shkak i zbatimit të përjashtimeve dhe lehtësirave të tjera tatimore të ndryshme nga trajtimet standarde tatimore, të përcaktuara në ligjet fiskale.
Ministria e Financës ka hartuar Raportin e Shpenzimeve Tatimore për vitin 2023 dhe 2024 duke bërë një vlerësim të shpenzimeve tatimore që rrjedhin nga: TVSH, Tatimi mbi fitimin, Tatimi i thjeshtuar i fitimit dhe akciza.
Nga analiza rezulton se, bazuar në modelet e vlerësimit, vlera e shpenzimeve tatimore për vitin 2024, arrin në 64.2 miliardë lekë apo 663 milionë euro, ose rreth 2.55% e PBB-së. Peshën më të madhe edhe për këtë vit e zënë shpenzimet tatimore nga TVSH-ja, të cilat përbëjnë rreth 67 % të totalit ose rreth 1.7 % të PBB-së. Në shprehur në vlerë monetare vetëm nga përjashtimet e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, buxhetit të shtetit i mungojnë 42.8 miliardë lekë, ndjekur nga tatimi mbi të ardhurat personale me afro 16.9 miliardë lekë, ndërsa nga Tatimi mbi të ardhurat e Korporatës, mungojnë 3.5 miliardë lekë.
Për vitin 2023, vlera e munguar në buxhet llogaritet rreth 60 miliardë lekë apo 620 milionë euro ose 2.54% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga totali i shpenzimeve tatimore për këtë vit rezulton se rreth 65 % e tyre rrjedhin nga: përjashtimet tatimore, aplikimi i shkallëve të reduktuara dhe kufiri minimal i regjistrimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Shpenzimi tatimor i TVSH-së përbën rreth1.65% të PBB-së. Përveç rolit të tij si tatimi me peshën më të madhe në të ardhurat tatimore, TVSH-ja gjeneron edhe nivelin më të lartë të shpenzimeve tatimore si rezultat i numrit të madh të përjashtimeve dhe normave të reduktuara të parashikuara në ligjin për TVSH-në, si edhe nga pragu relativisht i lartë i regjistrimit.
Shpenzimet tatimore që krijohen nga përjashtimet apo aplikimet e normave të reduktuara në tatimet e tjera, si tatimi mbi fitimin (rreth 0.2% e PBB-së), tatimi i thjeshtuar mbi fitimin(0.6 % e PBB-së), tatimi mbi të ardhurat personale( 0.05% e PBB-së), dhe akciza (0.04% e PBB-së) kanë një rol më të vogël në totalin e përjashtimeve për vitin 2023.
Shqipëria, drejt hartave të reja kombëtare - FSHZH, investim 259 milionë lekë për digjitalizimin e territorit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për realizimin e një projekti, që synon modernizimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore,......
SHBA dhe Zvicra, pranë marrëveshjes për tarifat - Në fokus të bisedimeve, reduktimi i suficitit tregtar zviceran
Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra u afruan më shumë drejt një marrëveshjeje tregtare për të ulur tarifat 39% të vendosura nga Presidenti Donald Trump mbi......
BE, pagat mesatare u rritën me 5,2% - Cilat shtete kryesuan renditjen evropiane në vitin 2024?
Në vitin 2024, paga mesatare vjetore për një punë me orar të plotë arriti në 39,800 euro, duke shënuar një rritje prej 5.2% nga 37,800 euro që ishte në 2023,......
Turizmi merr “skenën ekonomike” në kryeqytet/ Rritja e hotelerisë dhe shërbimeve e ngre Tiranën në majë të PBB-së
Të dhënat më të fundit mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto tregojnë se Tirana vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar 43.86% të......
Maqedonia e Veriut do të rrisë pagën minimale në mars - 2,000 denarë shtesë për të përmirësuar standardin e jetesës
Ministria e Ekonomisën në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se paga minimale do të shënojë rritje prej rreth 2,000 denarësh (32.5 euro) në muajin mars të vitit......
Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Paundin – Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.6......
Çmimet e energjisë elektrike në Evropë - Vendet perëndimore regjistrojnë tarifat më të larta
Çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror për familjarët dallojnë ndjeshëm mes vendeve evropiane gjatë vitit 2025. Ndërsa dimri afrohet, kërkesa për......
“Më shumë tepricë nafte vitin e ardhshëm” - IEA: Prodhimi global do të rritet, ndërsa kërkesa është ngadalësuar
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se tregu global i naftës do të përballet me një tepricë edhe më të madhe vitin e ardhshëm, deri në 4.09......





